Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Presidenca njofton se Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit dhe emërimin në këtë detyrë të Belinda Ballukut. Po ashtu Presidenti ka pranuar propozimin e Kryeministrit, Edi Rama duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Duka si ministre Shteti dhe Kryenegociatore me BE.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Duka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë”, njofton Presidenca.