Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur ditën e sotme dekretin “Për dhënien e Amnistisë Penale”.
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”,-njoftoi Presidenca.
Amnistia penale u miratua në Parlament me 110 vota pro. Nga ky ligj përfitojnë 1100 të dënuar dhe të paraburgosur, ku krahas 700 të dënuarve, 400 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi nga 1.5 deri në 2 vite burgim.
Të përjashtuar kategorikisht të dënuarit nga GJKKO, apo për përfshirje në organizata kriminale.
Një numër i madh i përfituesve nga amnistia janë protestues të opozitës, një kusht tjetër ky i vendosur nga demokratët për ta votuar këtë projektligj.