Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidentët e SHBA që u përballën me rrezikun e shkarkimit, akuzat për ta

2019/12/19 at 1:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidentët e SHBA që u përballën me rrezikun e shkarkimit, akuzat për ta

Donald Trump është zyrtarisht presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara që është shpallur fajtor nga Dhoma e Përfaqësuesve. Kjo e fundit, e kontrolluar nga demokratët, votoi për dy akuza kundër tij: abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.


Por para Trump me procedura të shkarkimit u përballën dhe presidenti Andrew Johnson më 1868 dhe Bill Clinton më 1998. Vlen të theksohet se më 1974 Kongresi Amerikan kaloi tre nene të “impeachment” kundër presidentit Nixon për skandalin e njohur si “Watergate” por ai dha dorëheqjen përpara se gjërat të shkonin më tej.

Për çfarë akuzohej, presidenti Andrew Johnson

Republikanët miratuan një ligj në vitin 1867, të bërë posaçërisht për presidentin Andrew Johnsonin, të quajtur Ligji i Qëndrimit në Detyrë, e cili e kufizonte presidentin që të largonte disa zyrtarë nga detyra, pa miratimin e Senatit.

Duke sfiduar këtë ligj, Johnsoni shkarkoi Sekretarin e tij të Luftës, Edwin M. Stanton, i vetmi anëtar i kabinetit që ishte kundër politikës së tij të Rindërtimit gjatë pushimeve të Kongresit në verën e 1867. Johnsoni e zëvendësoi Stantonin me Gjeneralin Ulysses S. Grant, por kur Senati u përpoq të rivendoste Stantonin disa muaj më vonë, Granti dha dorëheqjen.

I zemëruar me Kongresin, Johnsoni injoroi emërimin e Stantonit dhe zgjodhi gjeneral-major Lorenzo Thomasin për të plotësuar pozicionin e sekretarit. Kjo ishte një shkelje e drejtpërdrejtë e Ligjit të Qëndrimit në Detyrë dhe nenet e shkarkimit, u hartuan brenda pak ditësh.

Kishte, në total, 11 nene të impeachment-it të hartuar nga Kongresi, pothuajse të gjitha që kishin të bënin me veprimet e Johnsonit rreth Stantontit dhe Ligjit në fjalë, megjithëse nuk mungonte akuza e mbajtjes së fjalimeve në një përpjekje për të sjellë “poshtërim, tallje, urrejtje, përbuzje dhe qortim [ndaj] Kongresit të Shteteve të Bashkuara”, dhe “për të dëmtuar dhe shkatërruar respektin e të gjithë njerëzve të mirë të Shteteve të Bashkuara për Kongresin”.

Dhoma e ulët votoi në 24 Shkurt 1868, ndërsa më 5 Mars filloi gjyqi i Senatit ndaj Johnson-it. Me mijëra amerikanë ishin të dëshpëruar për të gjetur bileta për ngjarjen “më argëtuese” të vitit por përpjekja për të dënuar Johnsonin dështoi vetëm për një votë në Senat.

Bill Clinton dhe çështja Levinsky

Presidenca e Bill Clintonit ishte në rrezik absolut, kur Dhoma e ulët e kontrolluar nga republikanët kaloi dy nene të impeachment-it ndaj tij.

Akuzat e Kongresit u informuan kryesisht nga Këshilltari i Pavarur, Kenneth Starr, i cili u emërua në 1994 për të hetuar një kompani të pasurive të patundshme, të quajtur “Whitewater”, në të cilën Clintonët kishte investuar në vitet 1970 dhe ‘80.

Por hetimi u zgjerua për të përfshirë pretendimet e ngacmimeve seksuale për të cilat akuzohej Presidenti Clinton, pasi ish-punonjësja e qeverisë së Arkansasit, Paula Jones ngriti një padi kundër në maj 1994, për ngacmime ndaj saj kur ai ishte guvernator i shtetit.

Dhe më pas, në janar 1998, publiku u informua për një skandal krejtësisht të veçantë që po mbahej prapa dyerve të mbyllura për muaj të tërë: afera e dyshuar e Clintonit me praktikanten e atëhershme të Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.

Dhoma e ulët miratoi dy nga katër nenet e fajësimit, pothuajse plotësisht përgjatë linjave të partisë, më 19 dhjetor 1998. Më 12 shkurt 1999, votimi i përgjithshëm ishte 50-50 për akuzën e pengimit të drejtësisë dhe 45-55 jo fajtor, për akuzën e shkeljes.

Kishte disa pasoja civile për Clintonin, duke përfshirë paaftësinë për të praktikuar ligjin për pesë vjet dhe disa gjoba./Opinion.al

Etiketa: botaPresidenttrump


Ju sugjerojmë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Para
Trump rrezikon shkarkimin, çfarë mendon Putin

Trump rrezikon shkarkimin, çfarë mendon Putin

Një ditë pas vendimit të Gjykatës, Salianji takon Metën

Një ditë pas vendimit të Gjykatës, Salianji takon Metën

Irani thirrje vendeve myslimane: Duhet të shpëtojmë nga epërsia e Amerikës

Irani thirrje vendeve myslimane: Duhet të shpëtojmë nga epërsia e Amerikës
















TE FUNDIT

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com