-U tha në Opinion

“President luftarak”, si i komentojnë analistët deklaratat e Metës  


               Publikuar në : 22:33 - 03/10/19 |
Geljano Fataj

Presidenti Ilir Meta dha një intervistë të fortë këtë të enjte në emisionin Opinion, duke iu përgjigjur direkt pyetjeve të ditës. Akuza për Ramën, një koment për opinioni paraprak të Komisionit të Venecias, zgjidhjen e krizës si dhe për ndërhyrjet e ndërkombëtarëve. Por si e “lexojnë” analistët këtë intervistë?

Armand Shkullaku: Për mua është një skaner i mirë i realitet ku ndodhemi.

Mustafa Nano: Pash një president luftarak, do jetë i tillë deri në fund, nëse nuk shkarkohet. Unë the se është gabim të shkarkohet. Për mua dhe kështu si është, shumicën e qëndrimeve të tij nuk i mbështes, është i vetmi institucion që mund të bëjë balancimin.

Alfred Peza: Një intervistë alibike, për të justifikuar konkluzionet e raportit të Venecias. Që ka treguar se presidenti ka shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve.

Mark Marku: Një president i fortë. Me shumë dobi për sistemin dhe mendoj se ajo çfarë prodhon gjithë reagimet ndaj Metës, përvoja e tij prej shumë vitesh në politike shndërrohet në siguri./ Opinion.al

Pas