Kryesore

President jo politik? Rama: S’kemi kushtëzim, nëse opozita ka ndonjë që ne…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 16/05/22 |
Opi Nion

I pyetur nga gazetarët nëse PS do ta rishikoj kriterin se presidenti mos të jetë aktiv në politikë, kryeministri Rama ka thënë se ata nuk kanë kushtëzuar asnjë.

Ai u shpreh se kanë vendosur që kandidati mos të jetë nga grupi i PS e se presin propozime nga pala tjetër.

Ne nuk kemi kushtëzuar askënd ne thjesht kemi thënë që kandidati për President nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar. Nuk kemi vënë kushte të tjera dhe aq më pak të kushtëzojmë të tjerët. Kur hedh vështrimin në lëndinat e tjera të parlamentit, vështirë aty të identifikosh ndonjë kandidat të mundshëm. Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që është aktualisht në parlament dhe plotëson nevojat që ka vendi për president të na e thonë cili është dhe mbase në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pazbuluar, por nga sa ne i shohim janë jo vetëm të zbuluara, por edhe të pambulueshëm”,-tha Rama./Opinion.al

Pas