Sport

President i UEFA-s: Do investojmë për stadiumin e Kukësit


               Publikuar në : 19:13 - 17/11/19 |
Opi Nion

President i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ndodhet këtë të diel në Shqipëri si i ftuar nderi në inaugurimin e stadiumit të ri në Tiranë “Air Albania Stadium”.

Numri një i qeverisë së futbollit europian ka pasur një agjendë të ngarkuar teksa fillimisht u takua me kryeministrin Edi Rama, vizitoi më pas nga pranë “Shtëpinë e Futbollit” dhe u dekorua nga Presidenti Ilir Meta me titullin, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

President i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ndodhet këtë të diel në Shqipëri si i ftuar nderi në inaugurimin e stadiumit të ri në Tiranë “Air Albania Stadium”.

Numri një i qeverisë së futbollit europian ka pasur një agjendë të ngarkuar teksa fillimisht u takua me kryeministrin Rama, vizitoi më pas nga pranë “Shtëpinë e Futbollit”, u dekorua nga Presidenti Meta me  me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Ceferin u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur me investimet që po bën në futboll, ndërkohë shprehu edhe mendimin e tij, se lojtarët e ligave të vogla, siç është dhe Shqipëria, lëvizin shumë shpejt drejt atyre më të forta, dhe ky është një problem që duhet rregulluar.

Keni qenë në Tiranë vite më parë si kandidat për UEFA-n. Keni parë progres të vërtetë në infrastrukturë?

Për fat të keq, kam qenë edhe më parë, me Kombëtaren e Sllovenisë, dhe humbëm 1-0. Dua ta harroj atë moment. Infrastruktura është e rëndësishme për sukses në futboll. Sonte është një sfidë e madhe për Kombëtaren tuaj. Ndeshja nuk mund të jetë shumë me rëndësi, por nuk luan çdo ditë me Kampionët e Botës. Më bëhet qejfi që UEFA bashkëpunon me ju, Armandi është miku im. Dua ta falënderoj për mbështetjen e tij, siç më falënderoi edhe ai mua.

Krahasuar me vendet e rajonit, ku e shikoni futbollin shqiptar, dhe çfarë duhet të ndryshojë për t’u përmirësuar akoma?

Po investoni shumë. Infrastruktura po përmirësohet. Problemi i të gjitha ligave të vogla, është se lojtarët shkojnë shpejt në liga të forta. Për mua, disa shkojnë edhe më herët se sa duhet. Jam i sigurt se rruga juaj është e duhur, dhe nuk e them për diplomaci. Me kaq pasion sa keni, do keni shumë sukses. Nuk mendoj se vetëm një kualifikim mjafton për ju.

Në Shqipëri janë rregulluar 2 stadiumi, ndërkohë që është bërë dhe një stadium e ri. Cili është projekti i radhës. A mund të na bëni ju premtimin që në 2022 do të organizojmë një finale Europiane.

Me sa di unë, kemi projekte të financuar. Projekti i ardhshëm është stadiumi i Kukësit. Kjo është pyetja e 15. Unë si presidenti i UEFA-s nuk mund të jap premtime. Procesi është transparent. Shqipëria e ka shansin për të pritur një finale Europiane. Nuk do të ishte korrekte nga ana ime që të jepja premtime. / Opinion.al

Pas