Presidenti Joe Biden ka telefonuar Donald Trump, për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje dhe për ta ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar kalimin e pushtetit.
Sipas AP, Biden planifikon t’i drejtohet kombit për rezultatet e zgjedhjeve, të cilat do të kenë implikime të mprehta për trashëgiminë e tij të enjten.
Shtëpia e Bardhë tha se stafi do të koordinojë një datë në të ardhmen, pwr takimin mes tyre.
Donald Trump është fituesi i zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas projeksioneve të para që dëshmojnë se Republikani ka arritur të mposht rivalen e tij demokrate, zëvendës Preidenten Kamala Harris duke marrë më shumë se 270 vota elektorale.