Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidencialet 2016 nën “hijen” e ish-presidentëve

2016/02/21 at 1:04 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 7 min
A A
Presidencialet 2016 nën “hijen” e ish-presidentëve

Shumica e kandidatëve presidencialë, kanë vazhduar të debatojnë mbi trashëgiminë e 7 presidentëve të shkuar –


Nga Julian Zelizer “CNN” –

Vdekja e gjykatësit të Gjykatës së Lartë në SHBA, Antonin Skalia, krijoi një hije të madhe gjatë debatit republikan të së shtunës së kaluar, si dhe në gjithë fushatën presidenciale. Pyetja se cilin do të caktojë Obama në vend të tij, dhe rëndësia e emërimeve në Gjykatën e Lartë, është bërë një temë qendrore e diskutimeve. Por Skalia nuk është figura e vetme që zë një hapësirë të madhe në këtë garë.
Ish-presidentët amerikanë dhe komandanti ynë aktual suprem, gjithashtu. Shumë nga kandidatët e kanë gjetur veten vazhdimisht, duke u përplasur mbi trashëgiminë e presidentëve të fundit.
Dhe një nga sfidat me të cilat ballafaqohen si demokratët ashtu edhe republikanët, është të kuptojnë se si të pozicionohen mbi banorët e mëhershëm të Shtëpisë së Bardhë. Dhe duke qenë se thuajse të gjithë këta ish-presidentë janë ende gjallë, vazhdojnë të ndërtojnë vetë një pjesë të debatit dhe t’i shtojnë kësisoj një element dinamik garës, që ushqen stilin “falas për të gjithë” e për të cilin ne kemi qenë dëshmitarë.
Çdo president paraqet një lloj sfide të ndryshme. Për republikanët, Ronald Regani ka mbetur në standardin e artë – republikan besnik ndaj parimeve konservatore, por një politikan i cili gjithashtu dinte si të ndërtonte një koalicion të gjerë dhe të qeveriste. Pothuajse të gjithë kandidatët, duke përfshirë Donald Trampin, kanë argumentuar se ata mund të jenë Reganët e ardhshëm.
Ndërsa ai ofron një simbol të fuqishëm për republikanët, mbi mënyrën se si ata mund të jenë të suksesshëm si udhëheqës, kontrasti midis asaj që ai bëri dhe bagazhit të republikanëve aktual shpesh prodhon rezultate të pafavorshme. Sa here që një kandidat si Tramp apo Ted Kruz e krahason veten me Reganin, publikut i kujtohet se si ka ndryshuar djathtizmi i republikanëve, dhe sa të ndyra janë bërë disa prej fushatave aktuale.

Hija e George Ë. Bush

George Ë. Bush ka qenë shumë i pranishëm në këtë fushatë– madje edhe para se ai shfaqej në një spot elektoral fundjavën e shkuar, në mbështetje të përpjekjeve të vëllait të tij në Karolinën e Jugut. Xheb Bush është ndeshur që në fillim me problemin e vëllait të tij. Ndërsa ka ende një farë nostalgjie tek ai, ajo gjithësesi ka qenë shumë e kufizuar.
Jashtë Karolinës së Jugut, aspektet negative të dy mandateve të tij, kanë më të mëdha sesa ato pozitive. Bush ka luajtur një rol të ngjashëm për republikanët si Xhimi Karter (i cili gjithashtu doli në debat, kur senatori Marko Rubio përmendi emrin e tij në një mënyrë të pafavorshme) ka për demokratët – një shembull për opozitën e asaj që mund të shkojnë keq me partinë e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Xhebin e përndjek trashëgimia e të vëllait

Siç u parashikua, Xheb është përpjekur të dalë nga hija e vëllait të tij, ndonëse shpesh ka patur probleme në mbrojtjen e emrit të familjes. Në pamundësi për të hequr dorë nga lufta jopopullore e Xhorxh Ë. Bush në Irak, ka pasur pyetje mbi atë se si do të jetë vazhdimi i kësaj dinastie. Trashëgimia e Irakut, ka penguar ndërkohë edhe përpjekjet e disa republikanëve si Marko Rubio apo Lindsej Graham për të rigjallëruar një agjendë agresive të politikës së jashtme. Ata flasin për një Amerikë që duhet të jetë e fortë, por shumë amerikanë e mbajnë mend mirë se çfarë do të mund të thotë kjo nën presidencën e një republikani.

Lidershipi republikan meriton Trampin

Kur republikanët sulmojnë Obamën për rritjen e ISIS-it, ata kanë gjetur mënyra për të minimizuar rolin e luftës në Irak në krijimin e tensioneve atje. Në të njëjtën kohë, Rand Pol hodhi dyshime nëse konservatorizmi libertarian mund të ekzistojë realisht në prag të një presidenti republikan me 2- mandate, të cilët e zgjerojnë shumë pushtin e sigurisë kombëtare.
Veçanërisht, Bush ka qenë gjithashtu një faktor në garën brenda Partisë Demokratike. Në përgjigje të pretendimeve për një përvojë të gjatë në politikën e jashtme nga ana e Hilari Klintonit, Bërni Sanders përmendi votën e saj në favor të luftës jopopullore të Bushit në Irak. Kur ajo thotë se ka përvojë dhe urtësi, Sanders i kujton lidhjet e saj me presidentin jopopullor, për të goditur vendimin e saj.
Presidentët Riçard Nikson dhe Xherald Ford, patën gjithashtu një dalje të papritur në debatin demokratik, kur Sanders e kritikoi Hilari Klintonin për lëvdatat që ajo bën ndaj këshilltarit të tyre kryesor të sigurisë kombëtare, Henri Kisinger, informacionet mbi të cilin kanë bërë që disa liberalë ta cilësojnë një kriminel lufte. Akuzat rrjedhin nga roli i Kisingerit në mbështetje të regjimeve brutale që i shërbyen interesave të SHBA-së, dhe që nga ana tjetër ndërmorën politika të fshehta pa pëlqimin e Kongresit.

Faktori Bill Klinton

Duke patur parasysh praninë e tij, ndonjëherë duket sikur Bill Klintoni po kandidon për t’u rizgjedhur. Për Hilarin, ai ka qenë një faktor i madh në formësimin e perceptimeve rreth saj, shpeshherë me të padrejtë. Një nga sulmet më të mëdha të bëra nga Sanders, kishte më shumë të bënte me Billin sesa me të. Sanders po hedh poshtë poshtë markën e politikës së qendrës që promovoi Bill Klinton, si dhe liberalizimin e Uoll Stritit që administrata e tij nxiti në vitet ’90, të cilat janë të lidhura direkt me krizën financiare të vitit 2008 financiare.
Edhe Hilari Klinton është sulmuar, për shkak të frikës që ekziston nëse presidenca e saj do të prodhojë një periudhë të skandaleve të luftërave si në vitet ‘90. Ndërkaq edhe Tramp risolli në skenë Bill Klintonin, për të vënë në pikëpyetje angazhimin e gruas së tij për kauzat e të drejtave të grave, duke patur parasysh historitë e tij personale, dhe si Shtëpia e Bardhë sulmoi në mënyrë agresive karakterin dhe reputacionin e grave që e akuzuan atë për sjellje të pahijshme.

Problemi me Bill Klintonin

Në nivelin më praktik, Hilarit i është dashur të merret me të mirat dhe problemet e rolit të Billit në fillim të fushatës, përderisa lidhja mes tyre është aq intime. Klinton mund të jetë një nga politikanet më të sprovuara të fushatës, dhe ajo tashmë e ka goditur ashpër Sandersin. Nëse Hilari Klintoni fiton emërimin, ajo do të jetë një forcë që republikanët duhet ta përballojnë.
Billi përfaqëson kujtesën e llojit të luftëtarit partizan, siç mund të jenë Klintonët. Nga ana tjetër, sikurse e mësoi në vitin 2008, ai ka nevojë të kontrollojë veten, teksa disa nga deklaratat e tij mund të shndërrohen në problem. Kur Klinton sulmoi Sanders pak para garës së Nju Hempshajërit, duke thënë se “kur ju jeni duke bërë një revolucion, s’mund të jeni aq shumë i kujdesshëm me faktet”, disa demokratë kujtuan sulmet e tij mbi Barak Obamën në Karolinën e Jugut, të cilat shkaktuan një reagim të ashpër kundër Hilarit. Në kundërshtim me performancën thuajse letargjike në debatin më të fundit, Bërni Sanders u gjallërua kur kërkoi të përmendë një udhëheqës me ndikim. Ai përmendi Frenklin Ruzveltin, përderisa ishte ky i fundit që kishte ripërcaktuar rolin e qeverisë.

Presidenti Obama:A është ai në fletën e votimit?

Dhe ja ku është edhe presidenti Obama. Si banori aktual i Shtëpisë së Bardhë, të gjithë duhet të merren me të. Demokratët janë munduar të kuptojnë se si të pozicionohen ndaj presidencës së tij. Hilari Klinton ka vendosur që basti i saj më i mirë, është ta lidhë veten drejtpërdrejt me administratën e tij, duke e vlerësuar presidentin në mënyrë të përsëritur dhe argumentuar se ajo do të çojë më tej arritjet e Obamës.
Ajo është bërë gjithnjë e më agresive, në lidhjen e kandidaturës së saj me trashëgiminë e administratës. Në politikën e jashtme, kjo lidhje ka qenë më sfiduese duke pasur parasysh problemet me të cilat përballet SHBA përtej detit, dhe polemikat mbi të binancin e Obamës. Nga ana tjetër, Sanders, ka patur më shumë probleme.
Ai ka provuar të pajtohet me pjesën dërrmuese të atyre që ka bërë administrata, edhe pse ai e bën të qartë se dëshironte që Obama të kishte bërë më shumë për të vazhduar operacionin rënjësor të filluar në vitin 2008 në kuadër të krizës financiare, duke theksuar se ai është për forma të forta të qeverisjes. Se sa kjo do të dëmtojë Sandersin, veçanërisht me votuesit afro-amerikanë në Karolinën e Jugut, kjo do të mësohet shumë shpejt.
Për republikanët, është njëlloj sikur Obama të jetë në biletën fituese. Shumica e sulmeve të tyre kanë të bëjnë me atë që kjo administratë ka bërë në çdo fushë, dhe emri i lojës është të lidhen demokratët me Presidentin, dhe për ta dalluar veten nga ai. Sa herë që Obama ka ndërmarrë veprime gjatë muajve të fundit, si në kontrollin e armëve, ai vetëm sa është bërë një pjesë e madhe e narrativës së tyre të fushatës.
Fakti që vlerësimet për të mbeten nën 50 përqind, kanë çelur dritën jeshile për ta sulmuar, edhe pse ekonomia është rimëkëmbur ndjeshëm nga shoku që pësoi në 2008-ën. Të fiksuar mbi të kaluarën e ish-presidentëve, dhe ajo që ata bënë mund të errësojë faktin se sfidat e vitit 2016 nuk janë ato të viteve ‘70, ‘90 ose fillim të viteve 2000.
Por edhe pse jemi duke zgjedhur liderët tanë të ardhshëm, e kaluara mbetet një çështje e platformës elektorale. Sanders dhe Tramp kanë përfituar nga aftësia e tyre për ta distancuar veten nga problemet që mund të kenë sjellë disa prej kryetarëve të partisë së tyre, edhe pse, siç e kemi parë në të kaluarën, ndonjëherë ish-presidentët mund të bëhen aleatë të fuqishëm në fillim të fushatës, dhe simbolet e asaj që mund të arrijë pasardhësi i tij.

Shënim:Julian Zelizer është profesor i historisë dhe çështjeve publike në Universitetin e Prinstonit dhe anëtar i think-tankut “Amerika e Re”. Ai është autor i librave “Xhimi Karter” “Guximi i së sotmes:Lindon Xhonson, Kongresi, dhe Beteja për Shoqërinë e Madhe”
Ne shqip nga bota.al



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Ata qe s’flasin kurre per Dhjetorin…

Ata qe s'flasin kurre per Dhjetorin...

Video-Protesta te Liqeni/ I ra me shpullë gruas protestuese, ministri Tahiri shkarkon policin nga detyra

Video-Protesta te Liqeni/ I ra me shpullë gruas protestuese, ministri Tahiri shkarkon policin nga detyra

Foto-lajm/ Ku janë inspektorët? Vazhdon tregtimi i gazit jashtë standardeve të lejuara

Foto-lajm/ Ku janë inspektorët? Vazhdon tregtimi i gazit jashtë standardeve të lejuara

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com