Presidenca njoftoi se ditën e hënë, “Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi”, duke shpjeguar arsyet e këtij takimi.
“Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm”, lexohet në njoftim.
Kujtojmë se më heret mediat e lidhen takimin e Metës me Ruçin me çështjen me të debatuar që ka krijuar edhe perplasje te mazhorances me Presidencen, për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshem.
*Foto: Momenti kur Meta e përcjell Rucin deri tek makina