Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi i është kundërpërgjigjur menjëherë Elisa Spiropalit, e cila theksonte se grushti i shtetit ka nisur në kokën e Presidentit që prej Reformës në Drejtësi.
Blushi e quan Spiropalin të çmendur, ndërsa e pyet nëse edhe për grushtin e shtetit kanë marrë konsensusin e SHBA-BE. Duke i kërkuar ministres Spiropali dhe qeverisë të mbajnë fort oligarkët, Blushi paralajmëron se “sa për popullin, do e shihni shumë shpejt”.
Postimi i Blushit:
“Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!
Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.
Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!
Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi!
Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.”/Opinion.al