Miratimi i ndryshimeve kushtetuese kanë hapur një tjetër kapitull të përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.
Meta dhe Rama kanë akuzuar njëri-tjetrin si shkelës së kushtetutës. Më herët, Meta i cilësoi ndryshimet kushtetuese si të papranueshme, ndërsa Rama iu përgjigj duke thënë se shkelës i kushtetutës është ai, por nuk u shkarkua pasi qeveria respektoi “Venecian”.
Po ashtu, Rama tha se Meta përdor si llogore politike Presidencën dhe akuzon ndërkombëtarët.
Pas kësaj përgjigjeje ka reaguar zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Ai shkruan në “Facebook”; “I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!”