Aktualitet

“Pres të më vënë prangat”, mjeku Prifti tregon burimin e parave në shtëpi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 13/02/21 |
Doriana Çepunaj

Mjeku i pezulluar nga detyra, Edvin Prifti në një intervistë televizive ka deklaruar ditën e sotme ka sqaruar se shuma e parave ishte e bashkëshortes së tij, pas një kontrate shit-blerje me të motrën.

“Kjo është një kërkesë që bëri prokurori i çështjes, që bazohej në faktin e një sasie të ardhurash, që u gjendën në shtëpinë time dhe e konsideroi të arsyeshme një ashpërsim të masës në arrest me burg. Sigurisht që pasi ai e kërkoi këtë, ne paraqitëm gjithë dokumentacionin që këto janë të ardhura të ligjshme me një kontratë të bashkëshortes sime të shit-blerjes së një prone. Unë kam qenë në dijeni të këtij procesi, sepse vetë SPAK dërgoi njerëz që më datë 9 për të sekuestruar kartelat. Isha në dijeni, sepse i kam konsideruar gjithçka që kam në jetën time të ligjshme, me nder dhe me punën që kam bërë.

Kam punuar 12 vite jashtë vendit tim, në qendrat më të mira, ku vetëm çmimet ndërkombëtare që kam marr arrijnë vlerën e 200 mijë euro. Çdo gjë që kam është e ligjëruar. Sasia që ndodhej në shtëpinë time, vjen nga një akt shit-blerje i bashkëshortes sime. Për këtë nuk e pashë të nevojshme që kjo gjë të më krijonte ndonjë problem, ndaj e mbajta në shtëpi, aty ku e kisha. Uroj që drejtësia të marrë vendimin e duhur dhe kam besim që drejtësia mund të funksionojë në këtë vend”, tha Prifti.

Ndër të tjera mjeku Edvin Prifti iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama dukre thënë:”Dy orë më parë, segmente të caktuara të politikës dhe ekzekutivit, përfshirë dhe kryeministrin, kanë deklaruar që unë jam i arrestuar. Mesa duket unë po shkoj drejt arrestit në këtë moment”, tha Prifti.

Ndërsa, i pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se çfarë pret nga GJKKO, mjeku u përgjigj se “Pres që të më burgosin, u deklarua në sallë, sepse u deklarua edhe në TV. Le tua japin juve prangat dhe të mi vendosni këtu”.

 

Pas