Shkurt Prenga dhe djali i tij 3-vjeçar ndërruan jetë mbrëmjen e së hënës si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në Rrugën e Kombit.
Makina tip “Opel” me të cilën ata udhëtonin u përplas me një mjet Mercedez, që më pas shpërtheu në flakë. Si pasojë edhe drejtuesi i Mercedesit ka marr lëndime të rënda, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën ndodhet edhe Fabiola Prenga, bashkëshortja e Shkurt Prengës.
Të ndjera dhe të dhimbshme kanë qenë mesazhet që miqtë dhe të afërmit e Shkurt Prengës kanë ndarë në rrjetet sociale, për humbjen e parakohshme të tij dhe vogëlushit të mitur.
“O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga. Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte. Qofshi mirë me Zotin, ngushëllime familjes”, thuhet në një mesazh.
“Humbje shum e madhe dhe e dhimbshme për te gjithe. Te qofte dheu i lehte shoku Shkurt Prenga. Pa fjale dhe me dhimbje te madhe”, shkruan dikush tjetër.
“Na coptove mor kushe Shkurt Prenga”, thuhet në një tjetër mesazh.
“E pabesueshme. Qofsh i parajses shoku im Shkurt Prenga bashke me djalin tend. Zoti i forcoft familjen tende, shkruajne miqte.”/Opinion.al