Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Premtonin banesa sociale në këmbim të parave,GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

2025/04/29 at 2:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK

GJKKO ka shpallur vendimin për 7 të pandehurit, të cilët janë arrestuar nëntorin e vitit 2024, pasi akuzohen se përmes një skeme mashtrimi duke u prezantuar si punonjës administrate, u premtonin qyetarërve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.


Sipas një njoftimi zyrtar bëhet fjalë konkretisht për  shtetasit: Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj.

NJOFTIM:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 11, të viti 2023, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 33, datë 04.2025 vendosi:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunimme të pandehurit Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 3 (tre) vite.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në dëm të Sokol Sylaj, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt i Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

    1. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Gëzim Sylaj me një masë të vetme prej 3 (tre) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
    2. Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.
  1. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gëzim Sylaj, të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 19.11.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vasil Karasaliu, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  3. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj
  4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Vasil Karasaliu, të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 19.11.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurës Viola Mema, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehurës Viola Mema, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gëzim Sylaj, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  7. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurës Viola Mema me një masë të vetme prej 3 (tre) vite burgim.
  8. Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
  9. Vuajtja e dënimit për të pandehurën Viola Mema, të fillojë nga dita që do ekzekutohet vendimi, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  10. Deklarimin fajtor të të pandehurës Behare Luzi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.
  11. Deklarimin fajtor të të pandehurës Behare Luzi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  12. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimi i të pandehurës Behare Luzi me një masë të vetme prej 3 (tre) vite burgim.
  1. Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
  2. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Behare Luzi, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
  3. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet e pandehura që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
  4. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin 134 datë 17.11.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurës Enxhi Çelaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema dhe Behare Luzi, (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 7(shtatë) muaj burgim.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehurës Enxhi Çelaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema dhe Behare Luzi (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 4(katër) muaj burgim.
  7. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimi i të pandehurës Enxhi Çelaj me një masë të vetme prej 2 (dy) vite e 9(nëntë) muaj burgim.
  8. Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 1 (një) vit e 10 (dhjetë) muaj burgim.
  9. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Enxhi Çelaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh e 8(tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
  10. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet e pandehura që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
  11. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin 134 datë 17.11.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.
  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmend Panxha, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit e 3(tre) muaj burgim.
  2. Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 10(dhjetë) muaj burgim burgim.
  3. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Gazmend Panxha, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 20 (njëzet) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
  4. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
  5. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale, caktuar me vendimin 134, datë 17.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sylaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  7. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8(tetë) muaj burgim
  8. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Sokol Sylaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
  9. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
  10. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale, caktuar me vendimin 134, datë 17.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Ju sugjerojmë

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
Bota

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

31 Korrik, 2025 10:33 pm
Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
Bota

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

31 Korrik, 2025 9:11 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian

Dëmtohet zyra elektorale te “Ali Demi"/ Policia: Gjenden dy fishekë të paplasur

“Blackout” në Spanjë, Sanchez: Nuk ka informacione për sulm terrorist

“Blackout” në Spanjë, Sanchez: Nuk ka informacione për sulm terrorist

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

Kremlini refuzon ofertën e presidentit Zelensky për armëpushim 30-ditor
















TE FUNDIT

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
31 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka publikuar letrat që u ka dërguar 17 drejtuesve të kompanive...

Lexo më shumë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
31 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
31 Korrik, 2025

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com