Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Premton se do të ndryshojë, vjehrra i jep dhëndrit mundësinë e fundit

2019/04/28 at 3:41 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Premton se do të ndryshojë, vjehrra i jep dhëndrit mundësinë e fundit

Sot në rubrikën e “Ka Një Mesazh Për Ty” u njohëm me historinë e Mariglenit, i cili pasi u braktis krejtësisht nga familja, mendoi se njohja dhe fejesa me Anairdën duhej të ishte si një kapitull i ri në jetën e tij, por situatat e krijuara së fundmi rrezikojnë ndarjen e çiftit.

“Historia ime është një histori vuajtje, që fëmijë kam vuajtur. Babai vetëm pinte, më gjuante, më mbyllte në dhomë, ndërsa unë rrija në krah të mamit. Nga fëmijëria nuk mbaj mend të kem kaluar ndonjë gjë të bukur. Sa herë ata ziheshin unë mbështesja mamin dhe ai ushtronte dhunë ndaj nesh, por tani prej 2 vitesh janë divorcuar. Ne jetonim me babin, mami shkoi në Itali tek tezja, ku është edhe sot. Unë jetoja me babin në Shqipëri dhe më shante, më gjuante. Mbyllesha në dhomë, rrija vetëm, vinte në orët e para të mëngjesit i pirë. U njoha me një vajzë dhe i kërkova dorën familjes së saj pasi dolëm për pak muaj. Ata më pritën shumë mirë, sikur të isha djali i tyre. Ajo është 18 vjeçe. Familjarët e saj ranë dakort dhe shkuam tek babi të jetonim bashkë, por ai vazhdonte si më parë dhe më ofendonte në sy të saj. Ajo jetoi me mua për 5 muaj dhe më pas u largua, isha i vetmuar totalisht. Familjes së saj ia kam mbajtur të fshehtë derisa u largua vajza. Pas ikjes së saj u largova edhe unë tek një shok i ngushtë, kam gjetur një punë dhe po mbledh paratë që të marrim një shtëpi me qera”, tha Marigleni.


Sot ai thirri të fejuarën dhe vjehrrën e tij, për t’i premtuar se vajza e saj do jetë gjithmonë e lumtur pranë tij. Vjehrra, Adriana vjen e para  në studio dhe tregon se ka qëndruar gjithë natën pa gjumë duke menduar se kush e ka ftuar.

Maringleni: Unë e di që vajzën tënde e ke rritur me shumë vështirësi, e ke sjell në jetë, je munduar të bësh më të mirën, por unë dua të bëj një premtim në sy të publikut, në sy të gjithëve. Vajza jote me mua do jetë më e lumtura në botë. Dua bekimin tënd si nënë që këtë lidhje ta mbajmë akoma më të fortë.

Adriana: Gjithmonë kërkojmë më të mirën për vajzën tonë, jam munduar me gjithë forcat që të ndryshoj gjithçka, i kam folur si nënë, jo si vjehrrë, por kur zhgënjehesh është e vështirë që të krijohet ai besimi prapë. Pjesa e xhelozisë është një sëmundje. Kur premtimet nuk i mban, vjen një moment dhe lodhesh dhe nuk i beson më. Kur unë të jap shans dhe ti nuk arrin ta mbash premtimin, nuk e dallon më të vërtetën nga gënjeshtra. Unë nuk kam kërkuar princin e kaltër, por thjesht të jetë i sinqertë, i denjë për familjen. Ajo është bota ime, është gjithçka kam, për atë jetoj.

Anairda vjen në studio dhe ulet pranë nënës së saj, teksa në ekranin përballë i shfaqet i fejuari i saj.

Mariglen: E di që shpeshherë të kam mërzitur, të kam ardhur shumë nga mbrapa, e kam tepruar me xhelozi, por sot dua të bëj një premtim. Siç kemi qenë më përpara të jemi prapë bashkë me njëri-tjetrin. Kam nevojë për dikë në krah të më mbështesë.

Marigleni duhet të mbajë premtimet e të përballojë sfida që duket se i tejkalojnë mundësitë e tij, sidomos financiare, ndërsa Anairda po përballet me merakun e një nëne që kërkon më të mirën për vajzën e saj. /Opinion.al

Etiketa: bjehrraciftdhëndër


Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Emrat/ Sekuestrohen armë zjarri, drogë e municione , 3 të arrestuar

I dënuar nga gjykata italiane, pranga 58-vjeçarit në Tiranë

Zgjedhjet e ndërlikuara, në Indonezi humbin jetën 272 numërues votash

Zgjedhjet e ndërlikuara, në Indonezi humbin jetën 272 numërues votash

Pilotët në grevë, anulohen mbi 1,200 fluturime

Pilotët në grevë, anulohen mbi 1,200 fluturime
















TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com