Kryesore

Premtimet e Ramës për aeroportin të Kukësit, PD publikon videon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 22/10/20 |
Opi Nion

Teksa kryeministri Edi Rama deklaron se punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit vijojnë intensivisht dhe në pranverë do të jetë gati, ka reaguar Partia Demokratike.

Drejtori i kabinetit dhe eksperti ekonomik i PD, Dorjan Teliti ka postuar një video në “Facebook”, ku i kujton kryeministrit se edhe në tetor të 2018 të njëjtin premtim jepte.

Teksa e akuzon për korrupsion, Teliti thotë se aeroporti i Kukësit me fjalët e kryeministrit duhet të ishte funksional tre vite më parë.

Postimi

Sa herë ER premton aeroportin e Kukësit, aq herë përpiqet të fshehë një histori korrupsioni milionash.
Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë. E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen.
I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe
👇video/ Opinion.al

Pas