Surpriza e parë e këtij sezoni të Premier League ishte në stadiumin “Emirates”. Arsenal u mund në shtëpi me rezultatin 4–3 nga Liverpool, në takimin e javës së parë i zhvilluar të dielën.
Skuadra e Jurgen Klopp tregoi një lojë të mirë veçanërisht gjatë pjesës së dytë, ku mposhti disa herë mbojtjen vendase. Përpjekjet e Arsenal për të marrë të paktën një barazim nuk ishte e mjaftueshme. Në këtë takim debutoi edhe Granit Xhaka, i cili hyri në lojë si zëvendësues.
Një nisje e suksesshme e Manchester United të Jose Mourinho që fitoi në fushën Bournemouth, që e mundi me rezultatin 3 – 1. Zlatan Ibrahimovic ishte në formë të shkëlqyer duke shënuar edhe një gol. Paul Pogba nuk ishte as në stol, pasi duhet të vuante një pezullim që kishte me Juventus sezonin e kaluar. / Tv Klan