Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prekëse/Ledio 4-vjeçar i prekur nga kanceri, familja kërkon ndihmë

2016/07/31 at 8:35 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prekëse/Ledio 4-vjeçar i prekur nga kanceri, familja kërkon ndihmë

Vogëlushi që shihni në foto quhet Ledio Çano, 4 vjeç. Është fëmija i dy prindërve nga Libohova, Edmondit dhe Nertilës. Historia e tij është ndoshta e ngjashme me të shumë fëmijëve të tjerë, të cilët përballen me kapriçot e fatit, ndonëse janë ende në hapat e parë të jetës. Prej muajit dhjetor 2015 Ledioja i vogël fatkeqësisht u diagnostifikua me tumor. Në gjendje kritike për jetën, nga Janina u dërgua me autoambulancë drejt Athinës në një spital ku trajtoheshin fëmijë me probleme tumoriale.


familja familjka 1

Ky ishte lajmi më i kobshëm për Edmondin dhe Nertilën, por beteja me të keqen sapo kishte nisur dhe ata duhet t’i bënin ballë, bashkë me të voglin e tyre që veç lodrave dhe botës së tij fëminore s’e kupton dot përse duhet të qëndrojë gjatë gjithë kohës në spital më shumë sesa në shtëpi. Fillimisht fëmija iu nënshtrua një operacioni nga i cili doli biopsia e një tumori të rrezikshëm, sulmues dhe me një degëzim që arrinte deri në zemrën e Ledios.

Menjëherë mjekët nisën me kimioterapinë, pasi zemra e fëmijës nuk rrihte siç duhej. Mes ankthit, dëshpërimit dhe vështirësive ekonomike për të përballuar kurimin e djalit, prindërit e Ledios morën një lajm të mirë. Para se të bëhej operacioni i dyfishtë nga dy skuadra kirurgësh u vërejt se problemi i zemrës ishte zhdukur, ndërsa masa tjetër tumoriale ka pësuar tkurrje, por sidoqoftë është akoma shumë shpejt për të thënë që rreziku ka kaluar plotësisht. Mjekët e panë të arsyeshme të vazhdojnë me kimioterapinë dhe kurimin derisa në muajin shtator do të kryhet operacioni i vështirë. Në raste si këto, pacient nuk është vetëm fëmija, por në një farë mënyre edhe prindërit e tij, të cilët për shkak të gjendjes shëndetësore dhe psikologjike të vogëlushit nuk mund të shkojnë në punë.

Janë të detyruar të qëndrojnë pranë tij gjatë gjithë kohës. Fillimisht familja Çano është ndihmua nga Mariana Vardhinoiani, një zonjë greke e cila ka ndërtuar edhe spitalin për fëmijët me probleme tumoriale. Ajo e strehoi diku pa qera. Ndërkohë shteti grek nuk jep ndihmë për qytetarët e vendeve të treta, qofshin dhe me dokumenta të rregullta si familja Çano. Prej 8 muajsh Edmondi dhe Nertila kanë shpenzuar çdo kursim, kanë shfrytëzuar gjithçka kishin për të mundësuar kurimin e djalit e tyre. Sot ndodhen në një situatë shumë të vështirë prandaj apelojnë për ndihmë tek kushdo që ka mundësi, tek kushdo që i thërret arsyes dhe humanitetit që ka brenda vetes. Prandaj vendosëm të ndajmë me ju historinë e tyre, me shpresën se dikush do të kontribuojë sadopak për të vazhduar mjekimin e Ledios së vogël.

Prandaj kushdo që mundet le të kontribuojë në llogarinë bankare

IBAN:GR92 0140 1190 1190 0210 1377 389 (Alpha Bank, Edmond Çano) Ose të kontaktojë direkt në Facebook me babain e djalit ne linkun me poshte.

https://www.facebook.com/profile.php?id=100008340608802.

Ose në numrin e celularit 0030 69 96 95 95 44.

Burimi: Libohova online

Etiketa: femijakancerilibohoveprekese


Ju sugjerojmë

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
Kryesore

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

5 Qershor, 2026 1:59 pm
Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
Kryesore

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

5 Qershor, 2026 1:33 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

5 Qershor, 2026 10:32 am
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
Bota

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

5 Qershor, 2026 10:02 am
Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën
Bota

Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën

5 Qershor, 2026 9:52 am
Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio
Kronikë

Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio

5 Qershor, 2026 9:50 am
Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai

5 Qershor, 2026 9:41 am
Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

5 Qershor, 2026 9:28 am
Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve
Bota

Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

5 Qershor, 2026 9:24 am
Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Kryesore

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor

5 Qershor, 2026 9:23 am
Para
Reportazh/Kalaja e Lezhës, aty ku historia ndërthuret me peisazhin

Reportazh/Kalaja e Lezhës, aty ku historia ndërthuret me peisazhin

Pamje të rënda/Qytetari i aksidentuar lufton me jetën, ambulanca nuk vjen 

Pamje të rënda/Qytetari i aksidentuar lufton me jetën, ambulanca nuk vjen 

Berisha: Shqipëria shpartallimë, 21 mln euro u grabitën për Ramën

Berisha: Shqipëria shpartallimë, 21 mln euro u grabitën për Ramën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
5 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Europian që të tregojë më shumë guxim në procesin e zgjerimit. Në një...

Lexo më shumë

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
5 Qershor, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, gjatë qëndrimit të tyre në...

Lexo më shumë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
5 Qershor, 2026

Dy vëllezër janë dhunuar nga disa persona në Laç, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është qëlluar me armë zjarri....

Lexo më shumë

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
5 Qershor, 2026

John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Donald Trump, ka arritur marrëveshje për t’u deklaruar fajtor për mbajtjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}