Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prekëse, vajza tregon si ja fshehën sëmundjen e rëndë shoqes së ngushtë

2019/11/03 at 3:25 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Prekëse, vajza tregon si ja fshehën sëmundjen e rëndë shoqes së ngushtë

Edhe pse disa njerëz mund të qëndrojnë në jetën tonë për një periudhë të shkurtër, ata lënë mbresa të mëdha dhe kujtime të paharrueshme.  Historia e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, përcjell një histori të dhimbshme, por me një mesazh shumë të fortë.


Sara ka humbur para 4 vitesh shoqen e saj më të ngushtë, miken e saj, personin që gjithmonë i gjendej pranë dhe i dhuronte buzëqeshje pafund. Humbja ka shkaktuar një dhimbje të madhe por edhe ka ndryshuar pikëpamjet e Sarës për jetën.

Sara: Kam ardhur këtu për të ndarë një histori, që tek unë ka ndikuar shumë dhe ka lenë gjurmë të thella. Bëhet fjalë për shoqen time të ngushtë, Egla, e cila prej 4 vitesh nuk jeton më.  Egla ishte gëzimi i dytë i familjes Kala sepse ata kishin edhe një djalë Erbin. Ishte një fëmijë i shëndetshëm, i urtë, i qeshur gjithmonë. Egla u rrit, u rregjistrua në klasën e parë dhe fati e deshi të ishim në të njëjtë klasë. Vitet kaluan, në klasën e shtatë ku edhe fjala shoqëri merr një kuptim më të plotë, më të qartë, ne u afruam shumë, diskutonim, ndanim sekrete, ktheheshim bashkë në shtëpi duke qenë se jetonim pothuajse në të njëjtën lagje. Egla edhe në ditët ku isha e mërzitur apo kishim kaluar një ditë të vështirë, gjithmonë ma kthente buzëqeshjen, me optimizimin, me energjinë, me natyrën e saj të qeshur.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte Egla?

Sara: 15 vjeç. Në klasën e 9-të Egla kishte shqetësime me shëndetin. Sapo prindërit e morën vesh sigurisht shkuan për të bërë analizat dhe ekzaminimet e duhura. Pasi doli përgjigjia, ata morrën një lajm të tmerrshëm. Mjekët i thanë s, Egla u diagnostikua me kancer dhe i kishte mbetur shumë pak kohë për të jetuar. E vetmja gjë që prindërit mund të bënin ishte t’i falnin sa më shumë dashuri dhe lumturi, në aq pak kohë sa i kishte mbetur. Mjekët e konsideruan si sëmundje përbindësh dhe në të vërtetë ashtu ishte sepse ishte shumë agresive dhe nga një organ i caktuar u përhap në të gjithë trupin. Pjesën tjetër të mbetur, Egla e kaloi në shtëpi, nën kujdesin e familjarëve, të prindërve, vëllait dhe të afërmve dhe gjithmonë me qetësues. Ishte shkëputur nga procesi mësimor dhe në vitin e parë nuk mundi të vinte asnjë ditë në shkollë. Por çdo ditë, pasi mbaroja mësimin mezi prisja të kthehesha në shtëpinë e saj dhe t’i tregoja për shoqërinë, për mësimet, projektet, për mësueset. Egla më dëgjonte plot kërshëri dhe ndihej sikur ishte dhe ajo pjesë e kësaj jete aktive.

Ardit Gjebrea: Ajo nuk e dinte se çfarë kishte?

Sara: Nuk e dinte se çfarë kishte..

Ardit Gjebrea: Ndjente? Parandjente? Si e përballonte ajo këtë sëmundje?

Sara: Prindërit i kishin thënë që kishte bronkopneunomi por ajo ishte shumë e zgjuar. Me kalimin e kohës, ajo po shikonte se gjendja po përkeqësohej dhe nisi të bënte pyetje të tipit pse nuk po shërohem?… kaq shumë po zgjat kjo ftohja ime?..,gjyshja, tezja, të gjithë u shëruan vetëm unë nuk po ngrihem nga krevati. Mirëpo, ajo qetësia dhe siguria që shfaqnin prindërit në të folur ja zbehnin disi ato dyshimet. Egla ishte jashtë mase e fortë sepse edhe në momentet me dhimbje më të mëdha nuk e shfaqi asnjëherë atë që po kalonte. Kishte ëndrra pafund dhe mezi priste t’i realizonte ato. Një ditë gjendem në shtëpinë e Eglës, bashkë me shoqet e mia dhe para se të largoheshim, Egla shprehu një dëshirë, ajo donte të rrija me të atë natë. Para se unë të rrija duhet të merrte leje tek mami im, kështu e telefonoi mori leje, mami pranoi patjetër dhe pasi e mbylli telefonin, iu drejtua mamit të vet dhe i tha: O ma, pse mua nuk më thotë askush jo? Pse të gjithë m’i plotësojnë dëshirat. Unë atë natë ndenja aty. Kjo ishte vizita që vleu më shumë se çdo herë tjetër. Folëm shumë dhe për herë të parë më shprehu vuajtjet që po kalonte, dhimbjen që po përjetonte, plagët në trup, për herë të parë e pashë të dobët. Atë natë, Egla dha shumë urata: T’u bëftë dita njëmijë o ba, faleminderit që ma zbukurove tavolinën o ma…Fjetëm shumë pak atë natë dhe kur u zgjuam në mëngjes, Egla nuk ishte mirë, kishte dhimbje dhe ishte e zbehtë. E dinte që unë besoj tek Zoti dhe më shtrëngoi dorën duke kërkuar që t’i luteshim Zotit që ta qetësonte. Dhe ashtu bëri, Zoti e qetësoi, unë u largova e putha në ballë duke i thënë se do kthehesha sërish. Dhe u ktheva, por tani nuk mund të flisja më me Eglën, nuk mund t’ia shtrëngoja më dorën, nuk mund të qeshja më me të sepse Egla ndërroi jetë natën tjetër. Që nga ajo natë, mënyra si unë e perceptoj jetën dhe këndvështrimi im mbi jetën ka ndryshuar. Egla më ka mësuar ta dua ditën, të dua sekondën, minutën, orën, ta jetoj çdo ditë si të jetë e fundit. Më ka mësuar që njeriu duhet të jetë i fortë dhe duhet të përballojë çdo situatë me forcën më të madhe, me buzëqeshje dhe duke mos e humbur asnjëherë besimin. Kur kam probleme, sfida, mjafton të kujtoj Eglën dhe më duket sikur ajo është aty dhe më thotë: Sara t’i mund t’ia dalësh. Ajo është forcë për mua, është shembulli më i mirë dhe pavarësisht se nuk është më fizikisht nuk do të rresht kurrë së qeni një shpirt i pavdekshëm…

Sara ka thirrur në program dy prindërit heronj, siç i quan ajo prindërit e Eglës, për të treguar se ajo do jetë gjithmonë pranë tyre por gjithashtu ka edhe një surprizë për ta.

Entela: Është Sara, vajza e dytë e imja! Është vajza që më ka ndenjur dhe vazhdon të më rrijë pranë çdo moment!

Sara: Egla, vajza juaj e shtrenjtë është shembullli më i mirë  për mua. Imazhi i saj gjithmonë e buzëqeshur dhe me shkëlqim kristali në sy, nuk do shuhet asnjëherë në mendjen time. Mirësia, zgjuarsia, pozitiviteti kanë lenë gjurmë të thella tek unë. Unë e di që humbja e Eglës është një boshllëk që nuk do mbushet asnjëherë, por dua t’ju kërkoj që të jetoni jetën ashtu siç Egla do të donte të bënit. Të festoni festat, të dilni pak më shumë me shoqërinë sepse edhe Egla do donte t’ju shihte më të gëzuar dhe më aktiv. Teta Entela, kur ne dalim dhe flasim për shkollën time, për punën tënde, për përditshmërinë tonë, mendoj se ka ardhur momenti që të flasim pak më shumë edhe për Eglën sepse ajo vërtet pati një jetë të shkurtër, por na ka lënë kujtime pafund me dashuri. Para disa muajsh, më ke dhënë disa poezi që i ke shkruar kur Egla ishte sëmurë, si dhe pas humbjes së saj dhe unë nuk dua që ato fjalë prej shpirti të humbasin nëpër fletë. Prandaj jam munduar që me një libër modest t’i përmbledh dhe këtë libër t’ia trashëgosh Erbit në mënyrë që të gjithë të njohin Eglën tonë unike.

Ardit Gjebrea: Zoti Engjëll, si mundët ta përballonit dhe t’ja fshihnit vajzës, që mos i tregonit çfarë kishte dhe që mos bënit që ajo ta kuptonte, si ja dolët?

Engjëlli: Faktikisht, zotësia e nuses që çdo gjë, kush hynte dhe kush dilte ishte enigmë. Nuk e lamë të kuptonte se çfarë kishte sepse ajo e donte shumë jetën, e donte shoqërinë, donte gjithçka. Ne nuk donim t’ia ndërprisnim në mes këtë vullnet sepse do ta përjetonte dhe më keq. Prandaj ruajtëm këtë sekret të jashtëzakonshëm, që ajo dhe kur u nda nga ne, u nda buzagaz sepse gjithmonë mendonte se do jetonte./Burimi Tv Klan/

Etiketa: e diela shqiptare


Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
Këngëtari flet për sëmundjen e zbuluar që në moshën 13-vjeçare

Këngëtari flet për sëmundjen e zbuluar që në moshën 13-vjeçare

36 shqiptarë riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika

36 shqiptarë riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika

Brexit dhe BE,  kërcënon Boris Johnson

Johnson: I ofroj vendit shansin që të dalë nga BE brenda dhjetorit
















TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com