Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prek Cali- ky burrë që përsëri mund të zgjojë ‘shqiptarët e fjetur’

2017/09/16 at 2:40 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Prek Cali- ky burrë që përsëri mund të zgjojë ‘shqiptarët e fjetur’

Prek Cali, burri legjendar i shekullit të fundit, po ‘dhunohet’ përsëri në simbolet e tij dhe të kombit.


Një makinë  rëndë e policisë ka shkatërruar shtëpinë e tij muze në Vermosh.

Banorët e Vermoshit dhe familjarë të patriotit Prek Calit protestuan dje pas shembjes ‘tinzare’ nga policia të mureve të Kullës muze të Prek Calit.

Banorët  dënuan ashpër ndërhyrjen e Policisë e cila me fadromë prishi muret të cilat kishin nisur të restauroheshin. “Kjo është vdekja e dytë që i ndodh Prek Calit dhe kullës së tij”, thanë banorët.

Prek Cali është një nga atdhetarët më të mëdhenj të kombit. Në sajë të rezistencës së tij dhe trimave që udhëhoqi, në vitet ’19 të shekullit të kaluar, u bë e mundur që trupit të atdheut të mos i shkëputej Vermoshi dhe zona të Kelmendit. Ai u vendos në pozita kundër diktaturës komuniste që me instalimin e saj në vendin tonë, dhe për këtë arsye regjimi e pushkatoi.

Në momentin, që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të denuarit me pushkatim të kthehen mbara (me shpinë) dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët: “ – Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkyer pullat e këmishës dhe u tha: “ – Kështu vdes shqiptari”. Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, nga plumbat e shqiptarëve të armiqve të nacionit të vet, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtroi si jehona e luginave: “ – Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë.”

Shqiptarë nga Amerika bënë të mundur mbledhjen e një fondi për të restauruar Kullën prej guri të patriotit të madh Prek Cali, për ta kthyer atë në një muze. Përpjekja e shqiptarëve në diasporë erdhi për të nderuar  veprën patriotike të Prek Calit, që nga rezistenca e tij në fillimet e shtetit shqiptar, që bënë të mundur që Vermoshi të jetë pjesë e Shqipërisë, e deri në rezistencën e parë kundër komunizmit në Shqipëri, gjë për të cilën Prek Cali u ekzekutua.

Në mbështetje të protestës është angazhuar edhe PD. Kryetarit i PD-së në Malësinë e Madhe, Anton Kokaj, mbështeti protestën e banorëve të Vermoshit duke e cilësuar aktin e policisë si çnjerëzor duke përdhosur kujtimin e patriotit më të madh të zonës së Kelmendit, Prek Cali.

Në mëngjes herët, ka reaguar ashpër edhe deputeti Tom Doshi, i cili ka edhe lidhje gjaku me heroin antikomunist Prek Cali. Doshi ka theksuar se ky është një akt barbar dhe shprehje e urrejtjes ndaj qëndrestarëve antikomunistë si Prek Cali. Ai shkruan se ndjen një keqardhje të veçantë për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribuan financiarisht për punimet që ishin bërë deri dje dhe për një gjest të tillë, u kërkon falje të gjithë shqiptarëve.

“Pikërisht ata që duhej ta kishin mbrojtur shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuan edhe atë pak gjë që kishte mbetur në këmbë”, thekson Doshi.

Sipas tij, ku akt barbar turpëron ata që i kanë marrë votat malësorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunistë si Prek Cali nuk ka fund.

Ndërkaq, Tom Doshi, njëkohësisht edhe i afërm i Prek Calit, premton se kulla do të ndërtohet ashtu siç edhe ka qenë dikur. Ai shkruan se askush nuk mund t’a mposhtë kujtimin e atij burri të kombit.

“Unë vetë si kushëri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut”, premton ai.

 

Për prishjen e kullës së antikomunistit Prek Cali në Malësinë e Madhe, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Më herët, përmes një shënimi në Facebook, Basha theksoi se Edi Rama nuk mund t’a durojë nderimin e një prijësi legjendar antikomunist si Prek Cali, ndërsa shtoi se prishja e kullës është goditje e simbolit të kryengritjes së Kelmendit, revoltës së parë antikomuniste të Europës.

“Ato mure në kullën e Calëve u ndërtuan falë donacionëve të shqiptarëve patriotë të Amerikës. Qeveria duhej t’a legalizonte restaurimin për atë çka Kulla e Prek Calit përfaqëson për Kelmendin, Malësinë dhe gjithë Shqipërinë”, shkruan Basha.

Ai deklaron se gjesti i Edi Ramës, është një akt urrejtje por edhe dobësie, pasi kur kthen pinjollët e Byrosë dhe xhelatët e diktaturës në krye të vendit, të tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.

“Kelmendasit, malësorët dhe mbarë shqiptarët patriotë do t’ia japin përgjigjen pjellës së keqe”, thekson Basha.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i pari që denoncoi shembjen e kullës se heroit antikomunist Prek Cali në Vermosh të Malësisë së Madhe nga fadromat e IKMT-së. Përmes një shënimi në Facebook, Berisha, për këtë veprim akuzoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa e quajti një akt hakmarrjeje primitive.

 

Pavarësisht ndryshimeve, kohës dhe mentaliteteve, emri i Prek Calit ka forcën të zgjojë dhe të ndajë në, pro dhe kundra, “shqiptarët e fjetur” nga njëra anë, ndërsa nga tjetra të djathtët dhe të majtët, si rrjedhojë duke evidentuar jo shumë ndryshime në shoqërinë shqiptare si gjatë periudhës së regjimit socialist totalitar dhe pas shpërbërjes së një regjimi të tillë deri në ditët tona.  

Pikërisht këtë ide të lartpërmendur, e skicon mjaft bukur, debati mes ish-zv/ministrit të Mbrojtës, Dritan Hila dhe një djali të ri, gazetar dhe studiues Erald Kapri.

 

 

Etiketa: ‘kontabilisti’ shqiptarkullaprek calizerat


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
Zjarr në mes të turmës, panik në SHBA. Dhjetëra të plagosur

Zjarr në mes të turmës, panik në SHBA. Dhjetëra të plagosur

E kolme, po kush tha që nuk dukej mahnitëse ?

E kolme, po kush tha që nuk dukej mahnitëse ?

Reportazh Video&Foto/ Mbresa nga udhëtimi ynë i Haxhit në Mekën e Shenjtë dhe në Medina, shtëpinë e Profetit Muhamed

Reportazh Video&Foto/ Mbresa nga udhëtimi ynë i Haxhit në Mekën e Shenjtë dhe në Medina, shtëpinë e Profetit Muhamed
















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com