Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Preferoj të flas për vendin tim sesa për veten…”, Intervista e vetme dhënë një gazete evropiane nga Ahmet Zogu

2024/12/14 at 11:18 AM
në kulture, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Preferoj të flas për vendin tim sesa për veten…”, Intervista e vetme dhënë një gazete evropiane nga Ahmet Zogu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Dhjetor 2024


“Daily Express” ka botuar, të premten e 7 shtatorit 1928, në faqen n°9, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog I në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Deklarata e drejpërdrejtë e Mbretit të Shqipërisë

Burimi : Daily Express, e premte, 7 shtator 1928, faqe n°9

Planet për të ardhmen e vendit të tij

Nga G. E. R. Gedye,

Korrespondenti special i “Daily Express”.

Tiranë, e enjte, 6 shtator.

Sapo jam kthyer nga një audiencë e gjatë që më dhuroi Mbreti Zog I i Shqipërisë. Ishte e vetmja intervistë që i është dhënë një përfaqësuesi të një gazete evropiane nga monarku më i fundit (i ri) i Evropës.

Ishte një përvojë e çuditshme të ecja nga hoteli im i vogël, i veshur në stilin Perëndimor – kapele dhe xhaketë – nëpër rrugët e këtij fshati të vogël turk, i cili ka luftuar trimërisht për dy vjet për t’u bërë një qytet mjaft i denjë për t’u bërë kryeqyteti i Shqipërisë.

Kalova nëpër dyqanet ku poçarët me çallmë ishin ulur këmbëkryq, duke i dhënë formë argjilës si në kohën e Omar Khayyam-it dhe kalova sheshin ku javën e kaluar trupat e katër burrave të dënuar për komplot për të vrarë mbretin Zog u varën gjatë gjithë ditës në një trekëmbësh si një paralajmërim për të gjithë përreth, deri në pallatin ku ishin vendosur burra që i përkisnin truprojës së famshme të mbretit të ri.

Roje piktoreske

Vetë pallati është një ndërtesë piktoreske, e ulët, një lloj shtëpie njëkatëshe gjigante. Anëtarë të tjerë të truprojës dhe rojeve, të veshur me uniformën piktoreske flakë të kuqe me bishtalecë të zinj, të veshur me kapele gëzofi dhe të armatosur me pushkë të mbushura, ruanin paradhomën ku më priti kolonel Sareggi, shefi i kalorësisë së Mbretit të Malit.

Kolonel Sareggi më çoi nëpër një kopsht, përmes një paradhome të mbuluar me qilim të trashë dhe sixhade, në një dhomë të gjatë, me tavan të ulët, me qilima madhështorë orientalë dhe të zbukuruar me një pikturë të vetme — atë të nënës së mbretit Zogu, — për të takuar njeriun karriera e të cilit ka pushtuar imagjinatën e botës.

Ishte një figurë e hollë pothuajse djaloshare, e veshur me një uniformë të thjeshtë kaki me jakë flake të kuqe dhe bishtalecë ari, e cila ngrihej me mirësjellje nga një karrige e lartë prej lisi e kurorëzuar me dy shqiponja për të më pritur. Kisha përshtypjen e syve të kaltër tërheqës, të shpejtë për të buzëqeshur ose të ngushtë në përqendrim kur diskutonim çështje serioze, një gojë të fortë e të drejtë që tregonte vendosmërinë dhe një aftësi për të marrë vendime të menjëhershme, ndërsa Mbreti Zog doli përpara për të më takuar duke më shtrënguar dorën, duke më treguar një karrige dhe duke më thënë : “Përshëndetje. A pini duhan ?”

 Flet rrjedhshëm gjermanisht

 Ishte një përshëndetje tërësisht angleze, megjithëse e folur në një gjermanishte të rrjedhshme, teksa më kaloi një kuti cigaresh.

“Ju e kuptoni, — fillova unë, — që Daily Express më dërgoi në Tiranë sepse ngjitja juaj në fron ka ngjallur interes të madh në vendin tonë. A mund t’ju kërkoj të na jepni disa detaje rreth karrierës suaj ?”

Këtu takova refuzimin e vetëm gjatë bisedës një orëshe. “Nuk e konsideroj formë të mirë të flas për veten time. Le të flasim për diçka më të rëndësishme ndoshta për vendin tim”, — tha Mbreti Zog.

Askush nuk mund të kundërshtojë mbretërinë.

“Cili do të jetë, në vija të përgjithshme, efekti në Shqipëri i shpalljes suaj Mbret ?” — e pyeta unë.

“Para së gjithash, – u përgjigj ai, – shpresoj ta çliroj vendin nga betejat e kota partizane. Presidenti i Republikës ishte detyrimisht njeri partiak, i detyruar të favorizonte partinë që e kishte zgjedhur, ndërsa partitë e tjera luftonin vazhdimisht për ta zëvendësuar me kandidatët e tyre. Mbreti do të jetë mbi partitë, në shërbim të vendit në tërësi, i cili do t’i shpëtojë zgjedhjeve presidenciale periodike dhe destabilizuese.”

 “Njerëz të prapambetur.”

 “Ministria, ushtria dhe xhandarmëria do të qëndrojnë në komunikim të drejtpërdrejtë me monarkun pa asnjë ndërhyrje të palës së tretë. Ne jemi një popull primitiv dhe i prapambetur, i mësuar me parimin trashëgues dhe i paaftë për të vlerësuar domethënien e republikës. Fiset malore janë qeverisur gjithmonë nga një prijës trashëgues.”

“A do të ndryshojë shumë dinjiteti mbretëror mënyrën tuaj të jetesës ?” — e pyeta.

“Shumë pak”, u përgjigj ai. “Si gjithmonë, unë do të ngrihem në pesë, do të filloj punën në shtatë dhe do të vazhdoj deri në shtatë të mbrëmjes, me një interval nga mesdita deri në tre.”

“Ju vetë e dini se sa urgjente është të arrihen gjërat në Shqipëri. Mbi të gjitha, ne kemi nevojë për paqe dhe një regjim të qëndrueshëm, që duhet të na japë një monarki. Financiarisht, një mbret nuk do t’i kushtojë vendit asnjë qindarkë më shumë se një president.”

“Detyra ime do të jetë t’i siguroj vendit tim të sprovuar, Hirushes së Evropës, hekurudha, të cilat nuk i kemi ende, rrugë të përshtatshme, shërbime postare e telegrafike dhe arsim praktik.”

“Nuk kam ndërmend të bëj gabimin duke krijuar një ushtri burokratësh gjysmë të arsimuar. Brezi ynë i ri do të kalojë nga shkolla fillore në shkolla praktike të përshtatura për nevojat e vendit, ku do të mësojë bujqësi, gërshetim (tjerrje) apo përpunim të metaleve.”

“Tashmë kemi themeluar tre kolegje për djem dhe për vajza. Çdo nënprefekturë ka nga 100 deri në 150 shkolla dhe ne kemi shpenzuar paratë e marra nga kreditë e jashtme për sistemin ujitës dhe përmirësime të tjera bujqësore, si dhe për importimin e racave më të mira të bagëtive.”

“Shumë kritikë të huasë suaj në Itali,” i thashë, “sugjerojnë se ajo po përdoret për t’i krijuar asaj një urë për pushtimet e saj në Ballkan.”

Mbreti qeshi.

“Marrëzira keqdashëse dhe qesharake,” — tha ai.

Mbreti Zog vazhdoi të diskutojë zakonet luftarake të nënshtetasve të tij malësorë dhe të shpjegoi se si synon të merret me to.

“Sado e rrënjosur thellë që mund të jetë tradita e hakmarrjes familjare,” tha ai, “tradita e paprekshmërisë së miqësisë pasi të jetë shtrirë dora është aq e thellë sa një ceremoni e thjeshtë e kremtuar në praninë time nga udhëheqësit e mi besnikë do t’i japë fund përgjithmonë këtyre grindjeve të tmerrshme. Më pas pushkët që mban çdo malësor do të hidhen tutje.”

“Njerëzit e mi do të kenë akses të lirë tek unë në çdo kohë, brenda kufijve të lejuar nga punët e shtetit.”

“Ju po e çoni popullin tuaj drejt qytetërimit perëndimor,” — i thashë.

“Jam i bindur për këtë,” deklaroi Mbreti Zog. Dhe jam i bindur se vendi im tani do të jetë vërtet i bashkuar nën një regjim që e kërkon karakteri i popullit.”



Ju sugjerojmë

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Para
Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në qeli 5 të arrestuarit  

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në qeli 5 të arrestuarit  

Gjermania në alarm, drone të paidentifikuara fluturojnë mbi bazën ajrore amerikane në Ramstein 

Gjermania në alarm, drone të paidentifikuara fluturojnë mbi bazën ajrore amerikane në Ramstein 

I morën me forcë shoferit paratë dhe karta bankare, arrestohen 2 persona në Vlorë. Ja si ndodhi ngjarja 

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier 
















TE FUNDIT

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
30 Janar, 2026

Sipas dosjeve të reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që...

Lexo më shumë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com