Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Precedenti “Lezha”, Kodi nuk parashikon shterrimin e listës

2015/09/10 at 12:52 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Precedenti “Lezha”, Kodi nuk parashikon shterrimin e listës

LEZHË- Kush do të jetë deputet i ri i qarkut të Lezhës tani që Arben Ndoka la mandatin e deputetit? Opsionet janë disa dhe Ramës i duhet të zgjedhë të keqen më të vogël.  Duke parë listën e qarkut Lezhë vëmë re se ajo prihet nga Mimi Kodheli e cila dorëzoi mandatin e deputetit pasi u bë ministre e Mbrojtjes. Siç e parashikonte Kodi Zgjedhor mandati do t’i takonte një gruaje. Por në fakt dy gratë e kësaj liste, Mejreme Delishi dhe Mirela Neli u dorëhoqën duke mos pranuar të bëhen pjesë e jetës parlamentare. Këshu ishte i treti në listë Arben Prenga, ai që u fut në Parlament dy vite më parë. Por sot, as ai dhe as i dyti në këtë listë, Armando Prenga nuk janë më pjesë e parlamentit. Praktikisht qarku i Lezhës nuk ka asnjë përfaqësues të PS në Parlament dhe jo vetëm kaq, mazhoranca ka dy deputet më pak dhe më pak shanse për të votuar ligje me shumicë të cilësuar. Për sa kohë Armando Prenga është nën hetim, PS nuk mund ta zëvendësojë në Parlament, bëhet fjalë vetëm për zëvendësimin e Arben Ndokës.

Kush ka mbetur në listën shterruese të PS së Lezhës ?

I katërti në listë Ndrec Deda, është i porsazgjedhur kryetar i Bashkisë Mirditë. Nga burimet mësohet se Deda nuk ka dëshirë ta lë bashkinë për të marrë mandatin e deputetit. Burime nga KQZ thonë se me dorëheqjen e Arben Ndokës mandati i kalon Ndrec Dedës. Edhe Kodi Zgjedhor është evaziv nuk i përcakton qartë rastet kur një person është edhe kandidat për në parlament edhe për bashkinë. Gjithsesi kjo pritet të  jetë një zgjidhje politike më shumë se sa ligjore. Partia Socialiste mund ta “detyrojë” Dedën ta pranojë këtë mandat. Shanset janë të jetë kështu. Pse? Sepse po ti referohemi sërish listës, në radhë është Eduard Ndocaj. Ky i fundit duke qenë se nuk përfitoi asgjë nga PS pas zgjedhje doli kundër saj, amdje pati edhe replika me PS e Lezhës, madje dhe akuzoi kryeministrin si “bukëshkalë” mosmirënjohës për kontributin që ai kishte dhënë për këtë parti gjatë fushatës zgjedhore. Kështu Ndocaj pak kohë më parë kaloi me PDK e Nard Ndokës. A do t’i shtrijë dorën kreu i PS Edi Rama, Eduard Ndocajt? Shanset janë të vogla, sic thonë burimet nga kjo parti. Dhe në fund të listës së PS në Lezhë është Kastriot Piroli person me precedentë penalë që ndodhet në burg i akuzuar për shpërdorim detyre.

Ka edhe një hipotezë tjetër, kalimi tek listat e LSI

Së fundmi në media flitet se nëse Ndrec Deda i Mirditës nuk e dorëzon bashkinë, PS do të zgjedhë një deputet nga listat e partisë tjetër në koalicion, LSI-së. “Opinion” pyeti KQZ për këtë e cila tha se “nuk ka një nen të vecantë në Kodin Zgjedhor që e përcakton këtë gjë”. Po sipas KQZ, nëse Partia Socialiste do ta kërkojë përmes përfaqësuesit ligjor, Genci Gjoncaj, KQZ do të bëjë mbledhje të posaçme për këtë çështje.

Kështu sipas ekspertëve rasti Lezha mund të përbeje një precedent për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor

Lista e PS për qarkun Lezhe

  1. MIMI KODHELI
  2. ARMANDO PRENGA
  3. ARBEN NDOKA
  4. NDREC DEDAJ
  5. MEJREME DELISHI
  6. EDUART NDOCAJ
  7. KASTRIOT PIROLI
  8. MIRELA NELI

Ju sugjerojmë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Para
Ja djali me këmbët më të mëdha në botë

Ja djali me këmbët më të mëdha në botë

Ja si e mbylli fushaten Rama me kandidatët e Lezhës në 2013 (video)

Ja si e mbylli fushaten Rama me kandidatët e Lezhës në 2013 (video)

Konsumoni mollë, për muskuj më elastik

Konsumoni mollë, për muskuj më elastik

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
5 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein. Rexhaj u shpreh se seksi ka...

Lexo më shumë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com