Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Opinion” ka thënë se deputetët e Partisë Socialiste janë në të drejtën e tyre të vazhdojnë aktivitetin politik parlamentar. Zogaj është shprehur se veprimet që tentuan të ndalojnë ministrat Belinda Balluku apo Blendi Klosi, mund të kenë qenë spontane, por nuk duhet të kthehen në synim të opozitës.
“Nuk është kjo një çështje deputetësh, sepse deputetët e PD-së i kanë dorëzuar mandatet sipas vendimit të Partisë Demokratike, deputetët e PS-së janë thirrur në seancë sipas vendimit të partisë së tyre. Ti merr vendimet e tua që të dorëzosh mandatet, por jo të mos lësh tjetrin të shkojë në Parlament. Pa diskutim, edhe ata janë në të drejtën e tyre të shkojnë në Parlament”, u shpreh Zogaj në emisionin “Opinion”.
Sot gjatë protestës së opozitës përballë parlamentit, u tentua që deputetët apo ministrat e qeverisë të mos lejoheshin të futeshi në sallën e Parlamentit./Opinion.al