Në pr/buxhetin e vitit 2018 që po diskutohet aktualisht në Kuvend parashikohet edhe rritja e pensioneve. Referuar relacionit të projektbuxhetit, fondi për rritjen e pensioneve parashikohet 1,8 miliardë lekë, ku përfitues do të jenë 600 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Qeveria ende nuk ka përcaktuar detajet dhe se kur i nis efektet rritja. Por, me fondin 1,8 miliardë lekë që kanë në dispozicion, pritet që Ministria e Financave do të përllogarisë që rritja e pensioneve të variojë 2 për qind.