Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskenat/ Zbardhet biseda e Ballës me Blushin para incidentit në Elbasan

2016/03/05 at 8:36 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tani në Elbasan/ Blushi pritet me fishkëllima. Deputetët besnikë ndaj Ramës, nuk i japin as dorën

Deputeti socialist Taulant Balla ka zhvilluar një bisedë me Ben Blushin, para incidentit që shoqëroi takimin për “Rilindjen Urbane” në drejtimin e PS në Elbasan.


Gjatë kohës që Peleshi fliste për projektin “Rilindja Urbane”, ku janë cituar dhe projektet që Bashkia e Elbasanit ka përfituar, Edi Rama është parë t’i jepte porosi Taulant Ballës, (nuk dihet tamam se per cfare, ndonese vete Balla thote se nuk ka qene Rama ai qe i ka kerkuar që t’i jepte fjalën  Ben Blushit në këtë takim). Mësohet se Balla kishte komunikuar në telefon me Blushin për ta pyetur nëse donte të fliste në takim dhe pse salla parashikohej të mos e mirëpriste.

Por Blushi ka këmbëngulur që të flasë edhe pse e ka parë atmosferën në disfavor të tij. Sapo ka mbaruar Peleshi, Taulant Balla i është drejtuar sallës duke kërkuar që jashtë axhendës së këtij takimi fjalën t’ia jepte kolegut Blushi. Fishkëllimat e të pranishmëve nuk e kanë aprovuar, por Blushi është ngjitur në podium. Për pak minuta ai nuk ka mundur të nisë fjalën e tij për shkak të thirrjeve dhe fishkëllimave. “Fërshëlleni sa të doni, por duhet të më dëgjoni”. Ai i është drejtuar Kryeministrit Rama duke e akuzuar drejtpërdrejt: “Pse e ke mbushur këtu me banditë që kërcënojnë deputetët? Shpjegoju këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh? Je i vetmi kryetar partie në botë me mandat 7­ vjeçar nga Kuba në Korenë e Veriut. Shpjegoju këtyre njerëzve pse s’kanë rroga më të larta, pse s’kanë asistencë më të larë, pse s’kanë punë dhe çmime të ulëta. Nuk bëre asgjë për të varfrit”. Sipas tij, PS është kthyer në parti të një njeriu. “Partia Socialiste nuk është pronë e një njeriu të vetëm. I drejtohem Ramës tani këtu përballë: Përse nuk do zgjedhje? Nuk vij në Elbasan, sepse ndihem i turpëruar. Nuk kam frikë të them të vërtetën, fërshëlleni sa të doni”, ka thënë Blushi. Edi Rama disa herë i ka kërkuar të pranishmëve të pushonin, por kjo nuk ka dhënë asnjë rezultat. Blushi u është përgjigjur edhe atyre që fishkëllenin, madje njërin prej tyre e ftoi edhe në podium që t’i përgjigjej. “Ka ulërima, por nuk ka asamble, ka duartrokitje, por nuk ka kryesi, ka banditë si puna juaj, por nuk ka demokraci. Mos më kërkoni mua llogari, sepse nuk kam qeverisur unë për tre vjet, por ky këtu (Edi Rama)”, është shprehur Blushi. Pas Blushit, në formë replike, fjalën e ka marrë përsëri deputeti Balla, i cili i ka kthyer përgjigje. Koordinatori i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, i kujtoi kolegut të tij kritik se ka qenë i ftuar të jetë pjesë e fushatës së PSsë për Bashkinë e Elbasanit, por ka qenë ai që e ka refuzuar, madje nuk e ka uruar as për fitoren, por, përkundrazi, shkroi një libër kundër tij dhe qytetit të Elbasanit. Më pas takimi është mbyllur, ndërsa Ben Blushi është vënë nën mbrojtjen e grupit të shoqërimit të Kryeministrit Rama për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm.



Ju sugjerojmë

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza
Bota

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza

11 Tetor, 2025 10:31 am
Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë
Kryesore

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë

11 Tetor, 2025 10:20 am
Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
Bota

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

11 Tetor, 2025 9:29 am
60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
Bota

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj

11 Tetor, 2025 9:12 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Kërcënoi Kinën me rritje masive tarifash doganore, Trump: 100% të tjera shtesë

11 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

11 Tetor, 2025 8:22 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 tetor 2025

11 Tetor, 2025 8:18 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
Sport

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10 Tetor, 2025 8:55 pm
“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
Sport

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

10 Tetor, 2025 7:41 pm
Para
Berisha nostalgjik, përshëndet Anxhela Martinin nga studio e Çanit 

Berisha: Shkaku i sherrit është femra

Dështon miratimi i ligjeve, Idrizi dhe Doda fusin në ngërç parlamentin

Dështon miratimi i ligjeve, Idrizi dhe Doda fusin në ngërç parlamentin

Rikthehet Joleza: Me 5 gjuhë të huaja dhe mesataren 10, fitova punën te Ministria e Veliajt

Joleza Koka: Ja pse nuk rikandidoj për kryetare të FRESSH-it

Please login to join discussion















TE FUNDIT

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza
11 Tetor, 2025

Forcat amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Izrael si pjesë e një përpjekjeje për të monitoruar armëpushimin në Gaza, tha...

Lexo më shumë

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë
11 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”,...

Lexo më shumë

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
11 Tetor, 2025

Pasi dakordësisë me Hamasin dhe miratimit nga qeveria izraelite, ka nisur lirimi i të burgosurve palestinezë për t'u shkëmbyer me...

Lexo më shumë

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
11 Tetor, 2025

Pas fillimit të armëpushimit në Rripin e Gazës, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara me seli në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com