Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskenat e skenave erotike

2018/04/17 at 1:21 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Prapaskenat e skenave erotike

Nicole Kidman kujton shpesh javët e kaluara në shesh-xhirimet e filmit “Eyes Wide Shut” (1999) me ish-bashkëshortin e atëhershëm Tom Cruise dhe kineastin Stanley Kubrick. Aktorja ka prekur pak problemin e skenave erotike të realizuara me atë rast dhe vështirësitë e hasura për t’i xhiruar, duke hedhur dritë mbi një prej gjërave më të vështira të punës si aktor.


Me këtë problem bashkohen edhe Keira Knightley, Hilary Swank, Charlize Theron, Sharon Stone, Chloe Sevigny, Cléménce Poesy, Natalie Dormer dhe Maria Schneider. Nicole Kidman tregon se në fillim, Stanley i prishi mendjen dhe e bindi që t’i xhironte skenat erotike, madje arritën të realizonin pamje aq ekstreme, sa ato nuk u shfaqën fare në film. “Çdo gjë e bëja, sepse ndihesha e sigurt. Nuk mendoja kurrë se ishte një situatë e pakuptimtë. Fakti që Stanley kishte një vajzë, më bënte të ndihesha mirë dhe e sigurt. Sillej me mua sikur ta kisha baba”, tregon aktorja. Ti besosh regjisorit është e rëndësishme, por kjo mund të mos mjaftojë, sidomos nëse partneri në film nuk është bashkëshorti yt, si në rastin e Kidman. Ja çfarë thotë aktorja Natalie Dormer, që interpreton Anna Bolena në serialin televiziv “I Tudor”: “Është një përvojë traumatie, me të vërtetë. Asnjëherë nuk është e lehtë, prandaj duhet të kesh besim te skenaristi dhe regjisori, për të qenë e sigurt që nuk do të mbizotërojë vazhdimisht lakuriqësia.

Këtë mund ta krahasoj me vizitat mjekësore që bëjmë ne gratë: nuk është kurrë e këndshme, por e bën për një qëllim të mirë”. Në fakt, ekzistojnë mënyra të ndryshme për të ndihmuar aktorët dhe aktoret. Për shembull, çarçafët mund të përdoren në mënyrë strategjike, duke nënkuptuar për audiencën sikur personazhet janë krejtësisht të zhveshur, kur në fakt nuk janë. Dhe nëse regjisori dëshiron që “maskimi” të jetë i sigurt, të mos zbulohet aksidentalisht, mund t’u kërkojë kostumografëve të qepin rroba në ngjyrën e mishit.

Pastaj në montazh muzika e duhur dhe skenat erotike të ndërthurura së bashku mund ta bëjnë të paharrueshëm filmin, duke ruajtur të pazbuluara pjesët intime të trupit. Nëse ka ndonjë skenë të pazakontë, mund të korrigjohet me të ashtuquajturin set i mbyllur: në shesh-xhirim qëndrojnë vetëm regjisori dhe protagonistët e filmit, ndërkohë që të gjithë të tjerët nxirren jashtë. Ky është një rregull i pashkruar në botën e kinemasë, por që u përdor nga regjisori Nicolas Roeg për filmin “Në Venecia… një dhjetor i kuq shokues”, me aktorët Donald Sutherland dhe Julie Christie, të cilët realizuan një skenë të nxehtë dashurie që më pas hyri në histori.

“Nuk u thashë atyre instruksione të veçanta rreth asaj që duhej të bënin. Ishte një skenë intime, që kërkonte një xhirim intim, ndaj mendova që ishte e mjaftueshme të ishin vetëm ata, unë dhe kameramani”, kujton Roeg. Rasti i demonstruar nga regjisori Nicolas Roeg duhet të jetë shembull për të gjithë të tjerët. Nuk ka pse të bëhen përjashtime.

Gjatë xhirimeve të skenave erotike, personat e panevojshëm duhet të dalin jashtë. Jo më kot, disa aktore përfshijnë në kontratat e tyre një klauzolë që e ndalon lakuriqësinë. Këtu bëjnë pjesë Julia Roberts, Scarlett Johansson dhe Sarah Jessica Parker. Por ka edhe nga ato që pranojnë të zhvishen, por me një lloj tjetër klauzole, e ashtuquajtura “nudity rider”, që e përkthyer do të thotë: “unë xhiroj e zhveshur, por them fjalën e fundit për montazhin e atyre skenave”. Në këtë kategori bëjnë pjesë Charlize Theron, Neve Campbell dhe Sharon Stone. Zhveshja është e vështirë për njerëzit, imagjinoni sa e vështirë është një shesh-xhirimi dhe para shumë njerëzve që të shohin.

Megjithatë, edhe kjo ka një antidot. Ja për shembull çfarë thotë Cléménce Poesy, Fleur Delacour e Harry Potter: “Njoh persona si Keira Knightley që kthejnë disa gota alkool para xhirimeve. Për sa më përket mua, arrij ta menaxhoj situatën, duke mos i parë më ato skena, pasi i interpretoj”. Ashtu siç e theksojnë edhe aktorët, çdo film ka vështirësinë e vet.

Chloe Sevigny, për shembull, nuk pati asnjë lloj problemi që të realizonte filmin “Brown Bunny” (regjisor dhe bashkëprotagonist ishte Vincet Gallo). Madje duke kujtuar skenën e dashurisë mes saj dhe Hilary Swank të realizuar në filmin “Boys Don’t Cry”, thotë: “Çdo gjë ishte koreografi. Regjisori fliste me ne gjatë gjithë kohës, duke na udhëzuar se çfarë të bënim. Vazhdimisht thoshte ‘Vëre dorën këtu, mbaje kokën kështu dhe tani njëherësh do të keni një orgazëm’. Dua të them se është e lehtë kur të drejton dikush në mënyrë kaq të saktë”.

Por jo gjithmonë gjërat shkojnë vaj, pavarësisht rrjetit të sigurisë që ndodhet përreth. Në vitin 2007, 35 vjet pas interpretimit të një skene erotike së bashku me Marlon Brando (në filmin “Tangoja e fundit në Paris”), Maria Schneider deklaroi: “Marlon vazhdonte të më thoshte që të mos shqetësohesha, që ishte vetëm një film, por teksa xhironim, megjithëse unë isha e vetëdijshme se ajo që po bëja nuk ishte reale, qava me të vërtetë. U ndjeva pak si e përdhunuar”.



Ju sugjerojmë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Para
Të pathënat e jetës së një prostitute luksi, njihuni me historinë e studentes 24 vjeçare

Të pathënat e jetës së një prostitute luksi, njihuni me historinë e studentes 24 vjeçare

Kokaina në Durrës dhe vrasja e shqiptarit në Kolumbi, flet njerka e Adriatik Lagjajt

Kokaina në Durrës dhe vrasja e shqiptarit në Kolumbi, flet njerka e Adriatik Lagjajt

Nëna braktis familjen dhe largohet drejt Greqisë, lë burrin dhe dy fëmijët e mitur

Duan ta quajnë fëmijën Xhihad, por gjykatësi nuk i lejon
















TE FUNDIT

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
7 Korrik, 2025

Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur një 78-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com