Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskenat e “Përrallë nga e kaluara”/ Gjino dhe Marigoja tregojnë për Hajrie Rondon

2017/09/19 at 7:30 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Prapaskenat e “Përrallë nga e kaluara”/ Gjino dhe Marigoja tregojnë për Hajrie Rondon

Në një shkrim të Shkodranews për ndarjn nga jeta të aktores së madhe Hajrie Rondo, janë zbuluar edhe disa nga prpaskenat e xhirimit të filmit ku ajo ka patur personazhin më të bukur. Mes të shumtëve, këdo që të pyesësh, për filmin me të cilin mund të kujtojnë Hajrie Rondon e sigurt që të gjithë të parin do të përmendin “Përrallë nga e kaluara”. Aty, Hajria vetë ishte ca e sertë, por te të tjerët ka shkaktuar vetëm të qeshura. Edhe pse ne nuk i kemi parë, kanë qeshur të gjithë, ajo vetë dhe kolegët e saj, edhe në sheshxhirim. Sa herë ndërpriteshin xhirimet vetëm e vetëm sepse e qeshura e Hajrie Rondos dhe Elvira Diamantit nuk mund të ndalej! Disa nga episodet e 30 viteve më parë, ndërsa xhironin përrallën që u bë e të gjitha kohërave, në Gjirokastër, na tregon sot, në kujtim të koleges së tyre, Margioja, Elvira Diamanti dhe Gjinoja, Admir Sorra.


Ata që në film ishin nusja dhe i biri. U përpoqëm të lidheshim edhe me partnerin e saj në rol, aktorin Robert Ndrenikën, por, siç ishte e pritshme, nuk arritëm të marrim asgjë. Nuk po e përdorim edhe atë fjali të copëzuar që u shkrua online, meqenëse vetëm me pak kërkim arrije të kuptoje që nuk ishin të shkruara prej aktorit. Po mjaftohemi me kujtimet që ndanë me ne kolegët e tij, e që e përfshijnë edhe atë.

Elvira Diamanti: Njoha njëkohësisht vjerrën reale dhe atë në film

Aq sa ç’ishte konfliktuale në film, aq e bukur ka qenë marrëdhënia e aktores Elvira Diamanti me Hajrie Rondon, gjatë xhirimeve të komedisë me regji të Dhimitër Anagnostit, “Përrallë nga e kaluara”. Marigosë iu desh të martohej në film, ndërsa Elvira sapo ishte fejuar në jetë.

I jetoi paralelisht si të reja të dyja këto rrethana. Sigurisht, me Hajrien kishte mundësi edhe të qeshte, sepse fundja e kishte kolege, ndërsa me vjehrrën e vërtetë nuk mund të sillej njësoj. Megjithatë, përtej të gjitha kujtimeve me të cilat Elvira nuk është edhe aq e fortë, edhe po të mos ishin 30 vitet që janë në mes, kur i kërkojmë të na tregojë ngjarje të jetuara me kolegen, Elvira nuk e shmang dot keqardhjen, shkruan shkodranews.

Njësoj si ajo, të gjithë ne e kemi humbur marrëdhënien e dikurshme që kishin njerëzit. Punët, jeta, ritmi e gjithë thuajse marrëzia nëpër të cilën po jetojmë, na kanë ndarë! Duhet të ndodhin gjëra të pakthyeshme që të përmendemi, por nuk mund të bëjmë më asgjë. Për këtë kërkon falje aktorja Elvira Diamanti. I kërkon falje Hajries për mungesën e vëmendjes por, mbi të gjitha, i tërheq vëmendjen vetes dhe lëshon një zë në shoqëri për t’u bërë më njerëzorë. Megjithatë, sot do ta kujtojmë Hajrie Rondon të qeshur, siç e kemi parë dhe për këtë na ndihmon edhe Elvira.

“Me Hajrie Rondon u takuam për herë të parë në hollin e hotelit më të madh të Gjirokastrës, disa ditë përpara se të fillonim xhirimet ne rrethinat e saj. Ishte një kontakt i parë, por menjëherë, pa kaluar ende ora e parë, më dukej se e njihja prej kohësh. Hajria kishte një karakter të përmbajtur, por të hapur e dashamirës ndaj të gjithëve. Qëlloi që unë sapo isha fejuar dhe rrija në shtëpinë e prindërve të Drinit, duke u njohur më nga afër për herë të parë me vjehrrën time reale.

Ndërsa në sheshxhirim rrija më shumë nga të gjithë me Hajrien. Kështu, papritur, u bëra me dy vjehrra njëkohësisht. Shpesh, shumë shpesh, qeshnim edhe me këtë fakt. Duke qenë një aktore e talentuar dhe me origjine nga Jugu, roli i Tanës dukej i shkruar për të. Në një nga shtëpitë e Gjirokastrës, e cila është në film shtëpia e Gjinos, po xhirohej skena ku Tana (Hajria pra) bëhet xheloze për një marrëdhënie të supozuar të Marigosë me vjehrrin e saj. Po xhirohej Hajria në plan bust, duke thënë: Laji mirë!

Që kur ke ardhur ti, na mbyti pisllëku. Unë isha paralel me kamerën, sepse sytë e Hajries duhej të më shihnin mua. Ishte perfekte, që në dublën e parë, dhe unë shpërtheva në të qeshura, sapo u dëgjua fjala “Stop”, që nënkuptonte fundin e dublës. Për kënaqësinë time, por edhe të grupit, Anagnosti xhiroi disa dubla, të cilat ishin gjithmonë e më të mira, derisa në dublin e fundit, sikur ta kishim bërë me fjalë të gjithë, shpërthyem në të qeshura e duartrokitje.

Kështu e mbaj mend Hajrien, Tanë e vërtetë në xhirim dhe një grua të dashur dhe shoqe e mirë jashtë kamerës. Mund të them që gjatë gjithë xhirimeve, në skenat e saj me Robert Ndrenikën, kishte gjithmonë gaz, e megjithatë ajo pyeste gjithmonë: Isha mirë? Vërtet? Mos të bëj dubël tjetër? Një artiste e vërtetë! Një grua e papërtuar edhe për të të ndihmuar.

E kam të vështirë të flas për të, duke ditur që ajo nuk është më. Kam edhe një ndjenjë faji që nuk më lë të qetë prej ditësh. Çfarë po ndodh me jetët tona kur nuk arrijmë të gjejmë kurrë kohë për t’iu kushtuar miqve, kolegëve, problemeve të njerëzve që dikur kemi ndarë një pjesë të jetës, qoftë edhe për disa muaj? Unë sot nuk mund të ndreq asgjë, të paktën lidhur me ty Hajrie, por të kërkoj falje!”

ADMIR SORRA: “ISHA I PERKEDHELURI I TE GJITHEVE”

Gjinoja, siç merret me mend edhe për shkak të moshës, ka qenë më i përkëdheluri i kastës së aktorëve të komedisë “Përrallë nga e kaluara”. Përzgjedhja e tij për këtë film ka qenë e rastësishme. Një 12-vjeçari që nuk jetonte në kryeqytet, por në Vlorë, as që i shkonte ndër mend se kishte një mekanizëm me fuqi magjike që të shndërronte brenda natës në më të lakmuarin e moshatarëve.

Admir Sorra (Gjino)

Kështu i ndodhi Admir Sorrës, që për njerëzit e afërt e miqtë e tij është Adi, por për gjithë Shqipërinë vazhdon të ngelet Gjinoja. Është e vështirë që këtij emri të mos i bashkëngjiten edhe fiqtë, megjithëse prej kohësh tashmë ka ndërhyrë në territor edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës! Adi aktualisht jeton në Vlorë. Mund t’i ketë shpëtuar (nëse e ka bezdisur kjo gjë) identifikimit përmes rolit vetëm kur ka jetuar jashtë kufijve, por edhe andej do të mbinin ngado vendas që t’i përmendnin fatin e tij dhe Margosë.

Adi ka qenë i vogël kur janë bërë xhirimet e filmit, por është pikërisht kjo arsyeja pse kujtesa e tij është më e mirë se e të gjithë të rriturve që kanë qenë të pranishëm. Së pari, sepse i shihte si të një bote tjetër dhe, së dyti, sepse nuk pati përvojë të ngjeshur, më vonë, si aktorët e filmave. Admir Sorra i ruan në kujtesë të gjitha ato ditë të bukura me ëndrra me sy hapur, që më pas do t’ua tregonte shokëve të tij të shkollës.

Sot, i kërkuam të na kujtonte Hajrien…”Së pari duhet të them se më duket e habitshme se si, menjëherë, do të gjendeshin mundësitë e do të ngriheshin helikopterë nëse ndonjë politikan do të kishte probleme shëndetësore. Jam i sigurt se do të fluturonin brenda natës nëpër spitalet e Europës dhe kjo nuk ndodh me artistët. Më vjen keq për Hajrien që nuk pati as ndihmë e as përkrahje. Unë për një kohë të gjatë nuk kam jetuar në Shqipëri, prandaj edhe i humba marrëdhëniet me njerëzit. Hera e fundit që e kam takuar Hajrien ka qenë në 75-vjetorin e lindjes së regjisorit Dhimitër Anagnosti….”- pikërisht nga ajo ditë ka ngelur edhe fotografia mes Elvira Diamantit, Admir Sorrës dhe Hajrie Rondos.

Si ndihej një djalë i vogël që ishte pjesë jo vetëm e një situate të panjohur, por kishte përreth vetes disa nga aktorët më të mirë të vendit? Besoj që unë jam ndierë më mirë nga të gjithë të tjerët, sepse isha më i vogli dhe, si i tillë, më i përkëdheluri. Të gjithë më donin fort, edhe Hajria, edhe Elivra. Me Hajrien nuk ka qenë vetëm filmi marrëdhënia ime e vetme. Vite më vonë, kur do të konkurroja në Akademinë e Arteve, punova pikërisht me të në fazën parapërgatitore.

Filmi na ka bërë për të qeshur ne, por me siguri edhe juve që e realizuat. Çfarë kujton nga sheshxhirimi?

Po të rri të mendohem gjatë, me siguri që do të më kujtohet çdo gjë sepse për mua, ndryshe nga aktorët e tjerë që e patën vetëm një ndër filmat që bënë, ishte ngjarje shumë e rëndësishme. Episode humoristike në sheshxhirim kishte edhe më shumë se ato që keni parë në film.

Po ju tregoj disa… Kur ishte episodi i gjellës me kripë, Bert Ndrenika duhet ta qëllonte Hajrien, pra Tanën, me lugë, për t’u hakmarrë për sasinë e shtuar të kripës. Mirëpo, skena nuk doli mirë menjëherë dhe duhet të kthehej e përsëritej disa herë që të kënaqej këndvështrimi i regjisorit, Dhimitër Anagnostit. Mirëpo, u teprua dhe Hajria në një moment kërkoi të ndaleshin xhirimet, sepse po i dhimbte balli nga goditja e vazhdueshme me lugë.

Edhe më tepër gaz shkaktoi momenti kur nusja, e më pas vjehrra, duhet t’i lanin këmbët Robertit. Këtij të fundit i vinte vazhdimisht për të qeshur dhe Hajria thoshte “i ziu ai, si do bëjë! Bëhu një herë burrë e mbahu”.

Po situata ku të kesh qenë i përfshirë edhe ti?

Po, ishte momenti i shtatzënisë së Marigosë. Për mua, brenda o jashtë kamerave, situata ngelej e çuditshme, sepse nuk e kuptoja shumë mirë dhe pikërisht për këtë më pyeste Hajria jashtë kamerës, a po kuptoja gjë nga ajo që po ndodhte! Po kaq nuk kuptoja as kur kërkonin të më hipnin në shpinën e Marigosë dhe Hajria më thoshte: “Hip tani se më vonë do të kërkosh vetë të hipësh e nuk do të mundesh”.

Sigurisht që atëherë nuk e kuptoja të qeshurën e tyre, por të gjitha këto momente e bëjnë atë një personazh e një aktore të talentuar, që nuk do ta harrojmë kurrë, as unë e as publiku. /Opinion.al

Etiketa: ADMIR SORRAElvira DiamantiHajrie RondonPërrallë nga e kaluara


Ju sugjerojmë

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
Para
Zbulohet dokumenti i Partisë Socialiste, ja udhëzimet për zgjedhjet në Kavajë

PS ndryshon qëndrim për projektligjet e debatuara, ja arsyeja

Surprizë nuk është vota, por koalicioni që Stresi dëshiron

Stresi aksidentohet me motor

Melania Trump zbulon sekretet e bukurisë së saj… Nga ushqimi e deri tek stërvitja

Drejtuesit e një shkolle në Kroaci zgjedhin Melania Trump si imazh për të promovuar shkollën e tyre
















TE FUNDIT

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
7 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë rreth orës 09:45 në fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
7 Korrik, 2026

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete...

Lexo më shumë

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
7 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije në një konferencë për mediat se një zgjidhje për luftën më...

Lexo më shumë

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
7 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}