Ergys Kaçe përfundoi dje në tribunë duke mos u grumbulluar në stol për takimin kundër Spanjës.
“Sport Ekspres” raporton se mesfushori korçar ka kërkuar llogari për aktivizimet e pakta me kuqezinjtë dhe më pas ka pasur një debat të ashpër me trajnerin De Biazi.
Ky i fundit i ka dhënë një masë ndëshkimore për sjelljen, lojtarit të Viktoria Plzen, duke e dërguar në tribunë.
Nëse për Liridon Latifin, zgjedhja për të mos e grumbulluar ishte zgjedhje teknike, për Kaçen, De Biazi ka menduar ta ndëshkojë për shkak të debatit mes tyre.