Politikë

Pranoi mandatin e deputetes,reagon Nebiaj: Privilegj të përfaqësojë njerëzit që më besuan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 15/11/22 |
Opi Nion

Oriela Nebiaj ka reaguar pas pranimit të mandatit të deputetit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nebiaj ka publikuar foto të formularit të plotësuar për pranimin e mandatit, i cili do të dorëzohet ditën e nesërme në KQZ.

Krahas fotove, Nebiaj shkkruan se “do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqsoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë.”

Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Nebiaj ishte e renditur e 18-ta në listën e PD-së, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër. Sakaq, Grida Duma njoftoi largimin nga politika më 8 nëntor.

Pas