Komisioni i Rithemelimit i kërkon Inspektoritit të lartë të Drejtësisë pezullim dhe më pas shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Blerina Muça, e cila pranojë të shqyrtojë apelimin e Enkelejd Alibeajt për mos njohjen e Kuvendit Kombëtar të PD të 11 dhjetorit.
Komisioni i Rithemelimit e akuzon gjyqtaren për shpërdorim detyre. Po ashtu, Komisioni i Rithemelimit i është drejtuar me një shkresë zyrtare dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku shkruan; “ankesë për t’u shqyrtuar në kuadër të procesit të vlerësimit të gjyqtares pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Blerina Muça”.
Për animimin e Alibeajt, ende nuk ka një vendim i cili është i rëndësishme për shkak se mund të rrëzojë vendimin që njohu ndryshimet e bërë në statut nga Komisioni Rithemelimit.
Megjithatë, kalvari në gjykata për Partinë Demokratike nuk përfundon në gjykatën e shkallës së parë pasi palët kanë të drejtë ta ankimojnë serish në apel.
Me vendimin e datës 25 mars Gjykata e Tiranës pranoi Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor.