Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prangosi pengjet lakuriq në karrige, kush është shqiptari i ekstraduari nga Belgjika

2018/07/01 at 10:04 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Prangosi pengjet lakuriq në karrige, kush është shqiptari i ekstraduari nga Belgjika

Një 47-vjeçar i dënuar me 11 vjet heqje lirie për pengmarrje e vjedhje me dhunë, është ekstraduar dje nga Belgjika. Policia e Shtetit njoftoi dje se oficerët e Interpolit kthyen në Shqipëri për të vuajtur dënimin, Martin Tushën, të njohur edhe me emrin Aleksandër Tusha.

Ai ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës për heqjen e paligjshme të lirisë së dy punëtorëve, në nëntor të vitit 2011. Sipas vendimit të gjykatës, Tusha akuzohet se ka mbajtur peng për një natë dhe ka vjedhur me dhunë dy pronarët e një mobilierie, të cilëve u ishte prezantuar si klient.

Gjatë kohës së pengmarrjes ai dyshohet t’i ketë prangosur, rrahur, t’i ketë zhveshur dhe t’u ketë dhënë ilaç për gjumë dy pengjeve. Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur më 11 nëntor të vitit 2011 në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Të dëmtuarit ishin shtetasit Evin Ç. dhe Aliko H., të cilët kishin një pikë montimi mobilierie të ndodhur në rrugën “Ali Demi”, në kryeqytet.

Ditën e ngjarjes, në dyqanin e tyre ka shkuar një person me emrin Sandri, i cili ka kërkuar të bëjë një kuzhinë, si dhe një portmonto për shtëpinë e tij. Pasi kanë lënë një pikë takimi pranë pallatit ku banonte autori, ata kanë shkuar atje dhe janë takuar me të. Më pas, Aleksandër Tusha i ka telefonuar shokut të tij dhe së bashku janë ngjitur në banesën e tij në katin e tetë.

Sapo kanë hyrë brenda, Tusha ka mbyllur derën dhe i ka lidhur të dy personat me pranga, pasi i kishte shtrirë më parë në tokë, duke u kontrolluar xhepat dhe marrë sendet personale që kishin me vete. Tusha bashkë me shokun e tij u kanë kërkuar para, respektivisht secilit nga një shumë të caktuar.

Shtetasit Aliko H. i kanë kërkuar 10 mijë euro dhe kur ai nuk ka pranuar, Tusha e ka rrahur, duke i sulur edhe qenin që e mbante në shtëpi, që nga të dhënat e ka kafshuar. Më pas dy autorët i kanë zhveshur dhe i kanë lidhur te disa karrige kashte të ndodhura në papafingo, ku u kanë dhënë ilaçe për t’i vënë në gjumë.

Të nesërmen, pasi ata janë zgjuar, autorët i kanë lënë të lirë, duke u marrë sasinë e parave që kishin me vete, si dhe çelësat e automjetit që përdornin për punë.

Policia: I ekstraduari, 7 vjet në kërkim

Policia njoftoi dje se është ekstraduar nga Belgjika një 47-vjeçar nga Mamurrasi, që ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh. “Nga Specialistët e Interpol Tiranës është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë i shtetasit Martin (Aleksandër) Tusha.

Tusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale ‘Heqje e paligjshme e lirisë’ dhe ‘Vjedhje me dhunë’.

Ky shtetas, prej disa kohësh fshihej në Belgjikë, ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Brukselit dhe më datë 29 qershor u krye ekstradimi drejt vendit tonë”, tha Policia./Panorama

Etiketa: ekstraduari nga belgjikakush eshte shqiptarilakuriq ne karrigeprangosi pengjet

Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

23 Gusht, 2025 10:06 pm
40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë
Kronikë

40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë

23 Gusht, 2025 8:28 pm
Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera
Aktualitet

Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera

23 Gusht, 2025 8:08 pm
Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Qeparo-Kuç
Kronikë

Vlorë/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor

23 Gusht, 2025 6:56 pm
I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan
Kronikë

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan

23 Gusht, 2025 5:45 pm
Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji
Aktualitet

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji

23 Gusht, 2025 5:08 pm
Vrau gruan në Greqi/ Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, po fshihej në një parking
Kronikë

Greqi/ Shqiptari pas arrestimit: Gruan e vrava se më tradhtonte

23 Gusht, 2025 4:42 pm
Babai u vrau të ëmën para syve, vajza e 36-vjeçares shqiptare: Ike mami im, por ne…
Kronikë

Babai u vrau të ëmën para syve, vajza e 36-vjeçares shqiptare: Ike mami im, por ne…

23 Gusht, 2025 4:33 pm
Vrau gruan në Greqi/ Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, po fshihej në një parking
Kronikë

Vrau gruan në Greqi/ Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, po fshihej në një parking

23 Gusht, 2025 3:55 pm
Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama publikon pamjet: Durrës, vazhdojmë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama publikon pamjet: Durrës, vazhdojmë

23 Gusht, 2025 3:53 pm
Para
Nga divorcet tek konfliktet e dhunshme, kush janë VIP-t shqiptarë që kanë prodhuar skandale

Nga divorcet tek konfliktet e dhunshme, kush janë VIP-t shqiptarë që kanë prodhuar skandale

Pikat e basteve rrisin 30% fitimin, politikanë e biznesmenë justifikojnë pasurinë me skedina

Pikat e basteve rrisin 30% fitimin, politikanë e biznesmenë justifikojnë pasurinë me skedina

Një peshkaqen i bardhë në ujërat e Majorkës

Një peshkaqen i bardhë në ujërat e Majorkës

TE FUNDIT

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
23 Gusht, 2025

Të paktën 60 emigrantë sudanezë dhe nigerianë janë shpëtuar pranë brigjeve të Libisë nga anija e OJQ-së Nadir, e cila...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
23 Gusht, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës...

Lexo më shumë

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
23 Gusht, 2025

Përpjekjet katërvjeçare të talibanëve për të fituar legjitimitet morën një të shtyrë të madhe muajin e kaluar, kur Rusia u...

Lexo më shumë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
23 Gusht, 2025

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com