Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Prangat iu vunë në katin e nëndheshëm”, gazetarja: Si e priti Tahiri vendimin

2022/02/05 at 3:03 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/Lala:Nga përgjimet, anëtarët e grupit Avdyli kanë folur me deputetë

Ish-ministri i  Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua të premten me 3 vjet e 4 muaj burgim. Në mbrëmje Tahiri u dërgua në ambientet e paraburgimit 313 për t’u sistemuar në një nga qelitë e godinave të këtij burgu.


Ndërkohë sot gazetarja Klodiana Lala ka treguar prapaskenat  e seancës maratonë të zhvilluar në GJKKO.  Ajo rrëfeu për orët e ankthit dhe pritjen e gjatë të ish-ministrit në ambientet e gjykatës dhe se si e priti ai lajmin.

“Ka qenë një ditë e gjatë dhe e tensionuar, pasi Apeli i GJKKO kishte përcaktuar orën 13:00 për të shpallur vendimin për Tahirin. Zoti Tahiri mbërriti në gjykatën e Apelit në 12:30 minuta, i shoqëruar nga avokati. Jashtë e prisnin njerëz të tij të afërt. Pasi kreu procedurat e kontrollit, hymë bashkë me të në orën 12:45 minuta. S’ka pasur asnjë shkëmbim bisede të Tahirit me avokatin. Ai ishte i tensionuar. E shprehte. Kuptohej që kishte ankth. Dikur rreth orës 14:10 minuta, një nga përfaqësuesit e Gjykatës na është lutur që të linim ambientet e Apelit të GJKKO. Zoti Tahiri pinte cigare, lëvizte në hollin e gjykatës. Mbante distancë nga mediat. Disa herë i sollën ujë, paketa me cigare. Kur shkuan rreth 4 orë pritje, filloi të shprehte shqetësim. Fliste me zotin Haxhiaj, e pyeste. Disa gazetarë i pyeti; si e shpjegoni ju këtë?! Më pas u lejuam që të hynim brenda dhe seanca të ishte publike. Të ishin dhe kamerat. Kur u dha vendimi pati tronditje. Kur u kthye nga kamerat, se ne ishim live, shtrëngonte duart, ishte i prerë në fytyrë. Më pas e mblodhi veten dhe u kthye nga mediat. Ishte zoti Tahiri ai që i jepte kurajo zotit Haxhiaj. Zoti Haxhiaj e shpjegoi dhe jashtë që s’e priste një vendim të tillë. Por tashmë ka një fakt që zoti Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.”, pohoi Lala.

Ndër të tjera, Lala tregoi se pas dhënies së vendimit Tahirit iu vendosën prangat në katin e nëndheshëm të gjykatës, dhe më pas ai u dërgua në burgun 313, ku u la i vetëm në qeli. Ajo tha se nata e parë në qeli për Tahirin ka qenë e qetë ndërsa shtoi se ai nuk kishte kërkuar asgjë, përveçse i kishin çuar cigare dhe disa veshje.

“Prangat iu vunë në katin e nëndheshëm të gjykatës. I dhanë të drejtën e një telefonate. Më pas ai bëri dhe një reagim në rrjetet sociale. Më pas ai u transferua nga ambientet e gjykatës në ambientet e drejtorisë së policisë dhe ka dorëzuar sendet personale se ashtu është procedura. Më pas u dërgua në godinën nr 2 të burgut 313. Ligji parashikon që kur vendim i është i formës së prerë, ekzekutohet menjëherë. Është tërësisht ligjore se si ka vepruar policia. Por ai nuk kishte asnjë rrezik për t’u larguar. Ai ishte i përgatitur për të gjitha opsionet. Ka specifika rasti kur bëhet fjalë për një ministër. Do të duhet të merren masat për të mos rrezikuar jetën e tij në burg. Ai do të shkojë në një burg të zakonshëm, por nuk është vendosur ende. Ky vendim është marrë pasi dënimi është i masës së lehtë. Ai është niveli më i lartë i zyrtarit që është arrestuar deri tani. Për shkak të qasjes së tij në publik, me mbështetjen e tij direkte të kryeministrit, bëhet fjalë për një rast të veçantë.”, tha ajo./Opinion.al

Etiketa: denimiKlodiana Lalatahiri


Ju sugjerojmë

Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
Rajoni

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

5 Nëntor, 2025 2:46 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

5 Nëntor, 2025 1:57 pm
Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
Politikë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

5 Nëntor, 2025 1:42 pm
I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump
Bota

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

5 Nëntor, 2025 1:16 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit

5 Nëntor, 2025 1:08 pm
Para
Kush është Engert Pëllumbi, gjyqtari që dënoi Tahirin

Kush është Engert Pëllumbi, gjyqtari që dënoi Tahirin

Konflikti me Greqinë në Mesdhe, Erdogan paralajmëron çmim të lartë

"Do punoj nga shtëpia", Erdogan pozitiv me Covid-19

Situata drejt përmirësimit, vetëm 8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Kosovë/ 1,721 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
















TE FUNDIT

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
5 Nëntor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u propozuan disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: – Znj. Armela...

Lexo më shumë

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
5 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar zhvillimin e një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste mbrëmjen e sotme. Mësohet se në orën 19:00...

Lexo më shumë

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
5 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një mbledhje operative me anëtarët e Këshillit të Sigurisë. Në fillim të takimit u diskutuan...

Lexo më shumë

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
5 Nëntor, 2025

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com