Kronikë

Pranga të riut,kishte konsumuar drogë e drejtonte makinën duke përdorur celularin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:56 - 23/06/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21 vjeçar, i cili postoi video në një rrjet social, për të treguar shkeljen rrugore që po kryente.

Nëpërmjet kësaj videoje të publikuar në TikTok ku policia e ka identifikuar dhe më pas i ka vënë prangat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

I riu shfaqej në video duke drejtuar makinën pa vënë rripin e sigurimit, duke përdorur celularin dhe pa patur leje për drejtimin e makinës.

Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike pasi kishte konsumuar kokainë dhe hashash.

Pavarësisht disa shkeljeve ligjore, policia e akuzon vetëm për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Pas