Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25-vjeçar pasi akuzohet për prishjen e provave në vendin e ngjarjes dhe kundërshtoi me dhunë policët në momentin e ndalimit.
I arrestuari është identifikuar me inicialet R. L., banues në Elbasan. Ky i fundit në lokalin në pronësi të tij ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit ku ndodhi plagosja.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të prishte vendin e ngjarjes dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme, vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./ Opinion.al