Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar pasi u kap me 1 kg hashash dhe një armë zjarri.
Operacioni u zhvillua në Arezzo dhe sipas mediave italiane shqiptari ishte pa leje qëndrimi dhe ishte person me precedent penal për vjedhje.
Pas arrestimit policia zhvilloi kontroll në banesën e shqiptarit dhe gjeti në kuzhinë sasinë e drogës, ndërsa të fshehur në jastëk policia i gjeti pistoletën.
Mediat raportojnë se arma ishte vjedhur dy ditë më parë.
Shqiptari, identieti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u arrestua për posedim droge, armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe qëndrim i paligjshëm.