Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pranga pronarit dhe administratorit të një lokali në bllok,shisnin kokainë

2019/09/01 at 10:31 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pranga pronarit dhe administratorit të një lokali në bllok,shisnin kokainë

Është zbuluar në një lokal në zonën e ish-Bllokut aktiviteti kriminal i shitje së kokainës. Sipas policisë për shkak të informacioneve të marra se në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë kryhej aktivitet kriminal i shitjes së lëndëve narkotike është bërë i mundur kontrolli i befasishëm nga blutë.


Gjatë kontrollit të bërë me leje nga Gjykata e Tiranës janë gjetur disa doza kokaine. Si pasojë 4 persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 3 të tjerë janë duke u proceduar në gjendje të lirë pas aksionit të koduar “Blloku”.

Në pranga ka rënë pronari i lokalit 38-vjeçari me iniciale O.P, admistratori i lokalit 22-vjeçari A.A për kryerjen e veprave penale ”Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim, një kamerier për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe gjithashtu një klient për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

3 persona të tjerë janë duke u proceduar penalisht në gjendje të lirë për shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të municioneve.

Sipas njoftimit të policisë pronari i lokalit po kryente shpërndarje kokainë tek disa klient. Këtë aktivitet kriminal, pronari e realizonte përmes banakierit dhe kamarierit, që mbanin kontakte të herë pas hershme me klientët e lokalit.

Policia arriti t’u gjente dy klientëve në lokal nga një dozë kokaine. Më pas në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, u gjetën mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar si kokainë. Gjatë kontrollit kamarieri i lokalit ka hedhur në tokë një kuti shkrepse me katër doza kokainë.

Gjithashtu është gjetur një patentë që i përkiste personit me inciale E. H, klient në këtë lokal si dhe thikë me palosje e hedhur  në dysheme. Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se janë sekuenstruar  edhe 9 fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blloku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta

Operacioni nga Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sekuestrohen në një lokal të përshtatur  për përdorim lëndësh narkotike, doza me lëndë narkotike Kokainë, fishekë luftarakë e një armë e ftohtë thikë.

Në pranga 4 shtetas, ndërmjet tyre pronari dhe administratori i lokalit, si dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë pas një pune hetimore, në kuader të procedimit penal të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë finalizoi me sukses operacionin policor “BLLOKU”,  si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

  1. P., 38 vjeç, per kryerjen e veprave penale ”Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim. (pronar i lokal ndodhur në zonën e ish-Bllokut).
  2. A., 22 vjeç, për kryerjen e veprave penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim (Administrator i një lokali në zonën e ish-Bllokut.
  3. Ll,, 30 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. (kamarier i lokalit).
  4. H., 31 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” (klient i lokalit).

 

Janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për kryerjen e veprës penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe një shtetas tjetër për kryerjen e veprës penale ”Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se pronari i një lokali në zonën e ish-bllokut, shtetasi O. P. ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndës narkotike Kokainë në doza të vogla klientëve të tij dhe për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal përdorte kamarierët dhe banakierët, të cilët mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal është siguruar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë lejimi i kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të lokalit, dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm u bë kapja në flagrancë e shtetasve të lartëpërmëndur duke tregtuar lëndë narkotike Kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtuar, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë. Po gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut janë konstatuar mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar Kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës narkotike.

Në momentin e kontrollit nga Policia, kamarieri i lokalit shtetasi  A.LL ka hedhur në tokë një kuti shkrepse me katër doza kokainë

Në pjesën para banakut të lokalit është gjetur një qese brenda së ciles, ndodhet nje leje drejtimi me emrin e shtetasit E. H., dhe një thikë me palosje e cila ishte hedhur në dysheme  nga shtetasi E.H. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 9 fishekë luftarak.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh kryer ne bashkepunim”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”./Opinion.al/

Etiketa: Bllokdrogelokaltirane


Ju sugjerojmë

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Para
Neymar refuzon Barcelonën? Çfarë ka vendosur braziliani

Neymar refuzon Barcelonën? Çfarë ka vendosur braziliani

“I morën armën policit nga brezi dhe qëlluan”, si ndodhi ngjarja në Fier

Ngjarja në spitalin e Fierit, në pranga 5 persona

“Djali i Gramoz Ruçit dhe nipi që qëlluan me armë në spitalin e Fierit”

“Djali i Gramoz Ruçit dhe nipi që qëlluan me armë në spitalin e Fierit”
















TE FUNDIT

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
9 Shtator, 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin...

Lexo më shumë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com