Kronikë

Pranga dy vëllezërve në Fier, tregtonin lëndë narkotike


               Publikuar në : 11:05 - 22/02/20 |
xhu lia

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Fier pasi në lokalin e tyre përdornin dhe tregtonin lëndë narkotike.

Në prangat e bluve kanë rënë 40-vjeçari me iniciale D.B dhe 27-vjeçari me iniciale E.B.

Gjatë kontrollit në biznesin e tyre iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike./Opinion.al/

Pas