Një person është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore.
Nga ekzaminimet mjekësore ka rezultuar se 33-vjeçarja është 8 muajshe shtatzënë. Policia njofton se në pranga ka rënë 56-vjeçari i identifikuar me inicialet E.B.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”.