Policia italiane bën me dije se ka vënë në pranga 5 skafistë shqiptarë të cilët ishin duke shkarkuar rreth 2 ton marihuanë nga një gomone me të cilën kishin kaluar Adriatikun nga Shqipëria.
Shqiptarët u pikasën mbrëmjen e shkuar nga policia e Metauros në komunën e Fanos në provincën e Pesaros.
Efektivdët ndërhynë në momentin që trafikantët ishin fshehur nën urën hekurudhore ku pastaj prisnin të kryenin operacionin e shkarkimit të gdrogës.
Me të parë policinë ata u munduan të largohen por u arrestuan në flagrancë.