Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kryente manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të shkollës, duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.
Autoritetet janë njoftuar nga Oficerja e Sigurisë dhe Drejtoresha e Shkollës së mesme “Feti Vogli” në kryeqytet.
Pas verifikimeve të kryera me drogëtestues, i riu rezultoi nën efektin e kokainës, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
19-vjeçari akuzohet për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.