Aktualitet

Pragë/Veliaj takon kryebashkiakun e Kievit:Do vazhdojmë të mbështesim Ukrainën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 27/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një vizitë  në Pragë ka takuar kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko.

Në një postim në rrjete sociale, Veliaj shkruan se përgëzoi homologun ukrainas për guximin e treguar, ndërsa e siguroi atë se mbështetja e kryeministrit Rama dhe e qeverisë shqiptare në Këshillin e Sigurimit ashtu dhe në NATO nuk do të mungojë.

“E përgëzova mikun tim, Vitali Kliçko, për kurajën dhe guximin e treguar kundër sulmit brutal rus. E sigurova se Edi Rama dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë të jenë mbështetësit e tyre të palëkundur në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe NATO. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ndihmojë qytetet simotra në Ukrainë dhe qytetarët ukrainas në Shqiperi”, nënvizon Veliaj.

Takimi u zhvillua në Pragë të Çekisë, ku u mbajt Samiti i Qyteteve./Opinion.al

Pas