Është zbardhur votimi për kontratën me PPP të Porto Romanos. Kjo kontratë u votua në seancën plenare e ditës së sotme me 83 vota pro.
Kontrata në fjalë është për shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të portit. Ndërkohë, mësohet se dy deputetë të Partisë Socialiste nuk iu janë bindur vendimit të grupit.
Deputeti Ditmir Bushati nuk ka marrë pjesë në votim, ndërkohë që Ilir Beqaj ka abstenuar. Mes votave kundër kanë qenë 14 deputetë, ndërsa 4 abstenim./ Opinion.al