Asambleja e PPE ka miratuar një rezolutë për zhvillimet politike në Shqipëri. Në këtë rezolutë asambleja e PPE ka rekomanduar që parlamenti i Shqipërisë të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore në Kodin Zgjedhor që ndikojnë në zgjedhjet e 25 prilli.
Më tej në këtë rezolutë thuhet se PPE i bën thirrje të dënohen zyrtarët e partisë në pushtet të përfshirë në krime zgjedhore referuar dosjeve të Prokurorisë nr. 184 dhe 339 dhe e konsideron të papranueshëm bllokimin e drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë./ Opinion.al