Sport

Postimi më i pëlqyer i vitit/ Ronaldo në vend të parë me foton e Maradonës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:55 - 30/12/20 |
Semiljana Azizi

Fotoja që futbollisti Cristiano Ronaldo publikoi në Instagram si homazh për ndarjen nga jetë të Diego Maradonas, është shpallur postimi me më shumë “like” dhe komente në rrjetin social “Instagram”.
Ronaldo postoi fototn me legjendën e futbollit pas largimit nga jeta të këtij të fundit  dhe shkroi: “Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë.”
Ky është postimi më i pëlqyeri në Instagram për këtë vit. Foto është publikuar më 25 nëntor dhe ka grumbulluar deri tani më shumë se 19.6 milionë pëlqime.

Sa i përketë kësaj renditjeje , në vendin e dytë është njoftimi për vdekjen e Chadwick Boseman me 19.1 milion pëlqime.

Vendin e tretë e zë postimi i Lionel Messit po prapë për Maradonën me 16.4 milionë pëlqime dhe vendin e katërt e zë njoftimi për vdekjen e papritur të Chadwick Boseman në llogarinë zyrtare të yllit të Black Panther në muajin gusht.

Ndërsa, vendin e pestë e mban postimi i ylli të basketbollit LeBron James,për vdekjen tragjike të Kobe Bryant në aksidentin me helikopter.

Mësohet se pesë postimet me më shumë “like” për këtë vit dominohen nga humbjet e jetës të personazheve që kanë shkruar historinë, secili në mënyrën e tij./Opinion.al

Pas