Eraldo Rexho ishte miku më i mirë i Adela Xhamanit, gazetares që humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak. Teksa dy ditë me rradhë Eraldo vendosi të mos publikonte asgjë veç lajmërimit për homazhet, sot ai ka vendosur të shprehë dhimbjen publikisht. Në një status të shkurtër ai e konsideron Adelën si familjen që zgjodhi të kishte, duke mos e pranuar dot humbjen e saj.
Statusi i plotë:
A ta thashë sa duhet se sa shumë të doja? Ti ishe dhe je familja ime Adela, bashkë me pak të tjerë përbëje familjen që unë zgjodha të kem… Kjo është arsyeja pse nuk të ndaj dot nga gjaku, mendja, zemra ime. Pse ike Adela, pse ma bëre këtë?