Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Poshtë ambasadorët! Rrofshin ambasadorët!

2020/07/17 at 9:48 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Arsyet pse diskutohet për George Soros

Nga: Mustafa Nano


Në jetën publike shqiptare ka shumë aktorë, qeveria, opozita, institucionet, politikanë, gazetarë, intelektualë, ambasadorë të huaj. Këta të fundit, ambasadorët pra, janë aktorë shumë të rëndësishëm që luajnë në skenën tonë publike. Janë gjithnjë e më shumë të rëndësishëm. Roli i tyre rritet përpjestimisht me humbjen e besueshmërisë së klasës politike shqiptare e të aktorëve të tjerë lokalë.

Sot për sot ata janë zëri më i besueshëm në diskutimin publik në Shqipëri. Ata nuk kanë interesa pushteti apo ndikimi në Shqipëri, nuk kanë as interesa ekonomikë për të mbrojtur, nuk janë as emocionalisht të përfshirë në betejat e këtushme. Ndërsa aktorët lokalë ndahen edhe për Koliqin apo Camajn dhe me të drejtë, ndërkombëtarët e kanë zero ndjeshmërinë për gjëra të tilla.

E vetmja rrethanë apo element që ua cënon apo lëndon integritetin e qëndrimeve e të opinioneve të tyre mund të jetë padija apo mosnjohja apo paaftësia për të bërë vlerësime të situatave të caktuara, apo – në rastin më të keq – ndonjë simpati personale ndaj aktorëve politikë lokalë. Fjala vjen, njëri pëlqen Ramën se është i shpërpjestimuar e plot ngjyra, pa u bërë merak se këto mund të jenë shenja se Rama është i rrezikshëm, e tjetri pëlqen Bashën sepse është i thjeshtë e normal, pa u bërë merak se kjo mund të vijë ngaqë Basha është thjesht një idiot i dobishëm.

Ne kemi nevojë për zëra të paanshëm e jo partizanë apo për zëra sa më pak partizanë të jetë e mundur. Prandaj, i kemi pranuar me dëshirë si arbitra. Edhe pse mund të mendojmë gjithë ditën e ditës se kjo gjë nuk shkon, se nuk ka kuptim që ata të sillen si faktorë kushtetues në jetën tonë politiko-institucionale pa qenë në të vërtetë faktorë kushtetues, ne prapëseprapë i pranojmë ata. Ne duam që ata ta luajnë këtë rol. Kur ambasadorja amerikane hesht, apo vonon të flasë, të gjithë ne shqetësohemi dhe i kërkojmë asaj ta thotë të vetën. I lutemi asaj të flasë, ta nxjerrë xhevahirin nga goja, ta ndajë shapin nga sheqeri apo grurin nga egjra, ta nxjerrë shpatën nga milli, e ta zgjidhë nyjen tonë gordiane, pas së cilës ne krijojmë një nyje tjetër gordiane, e pastaj një tjetër e pastaj një tjetër. Nuk di për sa kohë mund të vazhdojë kjo punë, por hë për hë nuk kemi zgjidhje e zgjedhje tjetër. Nuk kemi arbitra të tjerë. Sepse institucionet tona në letër të pavarura, që do duhej të luanin rolin e arbitrit, janë ndërtuar që të jenë partizane.

Për vite të tëra, të huajt, partnerët tanë ndërkombëtarë, të majtë, të djathtë, të qendrës, të bardhë e të zinj siç thoshte gjyshja ime pa asnjë disponim racist, na thoshin se opozita ishte krejt gabim me vendimet që kishte marrë e me sjelljen e vet dhe e vërteta ishte që opozita ishte gabim. Kurrë nuk ka pasur një opozitë kaq të gabuar. Zërat lokalë në mbështetje të opozitës u tërbuan prej këtyre qëndrimeve, e çfarë nuk thanë për ndërkombëtarët. Zbuluan që ata ishin edhe kurva e kurvarë. Në këtë lojë u përfshinë të gjithë aktorët lokalë opozitarë, nga Presidenti që donte t’u tregonte vendin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e deri te kolegë të mijtë që nuk linin rast pa vjellë vrer kundër kujtdo e pa thënë se “nuk do pyesim ndërkombëtarët, se zot në Shqipëri ishin shqiptarët”.

Tani, për herë të parë pas shumë vitesh ne po shohim kritika të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Edi Ramës. Ky duket një zhvillim interesant, nëse nuk mbetet episodik. Dhe zërat opozitarë, të njëjtët zëra që deri para ca kohësh flisnin për një disponim të lig e për një komplot ndërkombëtar ndaj Shqipërisë, kanë filluar të kapen nga një ngazëllim i madh. Dhe po na thonë: hej, duhet t’u vëmë veshin opinioneve të tyre.

Unë vazhdoj të mendoj sot atë që kam menduar dje. Ambasadorët, e në përgjithësi të huajt, janë më të besueshmit në diskutimin publik në Shqipëri. Nuk është e thënë ta kenë drejtë sa herë që hapin gojën, dhe nuk është e thënë që duhet të emocionohemi më shumë sesa duhet prej atyre zërave, por ata, në ndryshim nga ne të këtushmit, nuk kanë asnjë konflikt interesi që mund t’ua bëjë pis opinionet e qëndrimet. Ambasadorët janë duke luajtur në Shqipëri një rol të bezdisshëm, por pozitiv. Ata janë një e keqe e nevojshme.

Prandaj, poshtë ambasadorët sepse janë duke luajtur një rol publik që nuk u takon. Rrofshin ambasadorët, sepse janë të vetmit që mund të luajnë rolin e arbitrit në sherret tona. Sikur të mos jenë ata, këtu nuk dihet çfarë ndodh. Edhe një luftë civile mund të ndodhë.



Ju sugjerojmë

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
Kryesore

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

2 Korrik, 2026 1:20 pm
Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
Aktualitet

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

2 Korrik, 2026 1:01 pm
Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
Aktualitet

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

2 Korrik, 2026 12:40 pm
Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
Aktualitet

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

2 Korrik, 2026 11:41 am
Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
Aktualitet

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

2 Korrik, 2026 11:02 am
Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
Kryesore

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

2 Korrik, 2026 10:53 am
Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

2 Korrik, 2026 10:23 am
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

2 Korrik, 2026 10:05 am
Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

2 Korrik, 2026 9:51 am
Para
Çfarë tha para KLP-së Donika Prela në lidhje me çështjen Xhafaj dhe Tahiri

Seancë 6 orë e Donika Prelës në veting, pikëpyetje për pasurinë

Von Cramon: Gjykata Speciale gurthemel i sundimit të ligjit në Kosovë

Von Cramon: Gjykata Speciale gurthemel i sundimit të ligjit në Kosovë

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 18 korrik 2020
















TE FUNDIT

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
2 Korrik, 2026

“Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të...

Lexo më shumë

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
2 Korrik, 2026

Sërish tensione dhe përplasje para Kuvendit. Pas hedhjes së sprajit me piper, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me...

Lexo më shumë

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
2 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjte, në të cilën PD nuk mori pjesë, e ndërsa mazhoranca kaloi me...

Lexo më shumë

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
2 Korrik, 2026

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj iu është bashkuar protestuesve para parlamentit, por ka ndeshur në kundërshtimin e tyre....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}