Klubi i Partizanit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme, ku portieri i skuadrës, Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, Partizani shkruan se Teqja ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta, teksa shtojnë se fatmirësisht ai ndodhet jasht rrezikut për jetën.
Njoftimi i klubit
Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranës nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.