Aktualitet

Porti i Durrësit/Opozita-Nikollës:Deputetët s’mund të flasin nga 2.57 minuta, kërkojmë…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 23/11/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë i kanë dërguar sot kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, një kërkese për ndryshimin e kohës së debatit në Kuvend ditën e nesërme, për marrëveshjen e Portit të Durrësit.

Në letrën që mban firmën e 18 deputetëve të PD dhe të Partisë së Lirisë thuhet se për këtë çështje është përcaktuar një limit kohor jo më shumë se 6 orë që me një përllogaritje të thjeshtë, për çdo deputet është planifikuar një kohë prej 2,57 minuta.

Sipas 18 deputetëve, Porti i Durrësit është një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë dhe për këtë arsye është i nevojshëm një debat të i plotë publik duke i mundësuar çdo deputeti të shprehet në lidhje me këtë çështje.

Kështu ata kërkojnë :

Ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare si më poshtë:
1. Të hiqet limiti kohor prej 6 orësh në pikën 4 të Rendit të ditës,
2. Çdo deputeti t’i jepet e drejta të flasë 10 minuta në lidhje me këtë çështje,
siç Rregullorja e Kuvendit përcakton.

 

Pas