-U tha në Opinion

Porti i Durrësit, Kokona: Pronari i kompanisë është 100% Alabari dhe familjarët e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:51 - 30/11/22 |
el ida

Zv.Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave Elira Kokona tha në emisionin “Opinion” se pronar i kompanisë që do të ndërtojë Durrës Yacht Marina, është 100% familja Alabar.

Kokona shpjegoi gjithashtu se si janë të lidhura me njëra-tjetrën kompanitë e parashikuara në marrëveshjen.

“Subjeket juridike që do ta ndërtojnë, është një kompani e përbashkët, mes shtetit shqiptar dhe kompanisë që u citua më siëpr që është Egale Hills.

Kompania Eagle Hills siç është deklarimi i dokumentit më sipër, është një person juridik, që është detyrim sipas shtetit shqiptar.
Pas kësaj Eagle East ka një aksioner kryesor, një person juridik i krijuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, me aksionet 100% në Emirate.

Vetë Holding State është e krijuar nga një kompani tjetër, që është Simfoni Global. Të gjithë ata që janë të listuar janë të ndarë në 40 dhe 60% janë qytetarë të Emirateve të Bashkuara, midis Alabarit dhe familjarëve të tij.  Pronari i kompanisë është 100% Alabari dhe familjarët e tij”, tha Kokona./Opinion.al

Pas