-U tha në Opinion

Porti i Durrësit, Kokona: 30% e vlerës nuk ndryshon, paratë e gatshme janë të garantuara



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:49 - 30/11/22 |
Opi Nion

Zv.Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave Elira Kokona ka shpjeguar në emisionin “Opinion” marrëveshjen mes Qeverisë Shqiptare dhe kompanisë së Alabbar që do të ndërtojë Portin e ri të Durrësit.

Kokona theksoi se  kompania e Alabbar ka zbatuar të gjitha ligjet që parashikon shteti shqiptar për investitorin strategjik.

“Entitet futen në një marrëdhënie me njëri-tjetrin, janë dy persona juridik. Subjektet juridike që do bëjë investimin nuk është Alabbar, do jetë personi juridik që do themelohet në vijim kompania e përbashkët midis shtetit shqiptar dhe kompanisë Eagle Hills. Kompania Eagle Hills e ka një person juridik i krijuar siç e kërkon ligji për investitorët juridik. Pas kësaj Eagle Hills ka një themelues, aksioner, është North Hill Real Estate është person juridik i krijuar në Emiratet e Bashkuara i deklaruar me aksione 100% të deklaruara në Emiratet e Bashkuara. Pronari i kompanisë që do bëjë investimin është 100% Alabbari”,-tha Kokona.

Sa i përket garantorit të investitorit, Kokona theksoi se kjo kompani është pjesë e kompanive të Alabbar dhe të gjithë likuiditetin e kapitalit. Sipas saj, investimi në Portin e Durrësit garantohet përmes dy pikave.

“Garantuesi firmos në kontratë në cilësinë e garantorit. Ajo do garantojë në cilësinë e garantorit për të gjithë vlerën do realizohet investimi. Ka sjellë në Shqipëri informacione të vlerësuara nga grupi në të cilin konstatohet se investitori, në rastin konkret Nishmi, është pjesë e grupit Alabbar, e ka garantuar me dokumente të sakta dhe të plota për faktin se ka kapacitetin. Ka garantuar me likuiditetin e kapitalit të kompanisë. Nuk ka kompania që të garantojë me paratë e ngrira Gjithë vlera e investimit nuk garantohet me kufizim të kapitalit, është garantuar me 3 tipologji. E para, 30% të vlerës që nuk e ndryshojnë asnjëherë, i bllokojnë vetëm për këtë. Marrin detyrimin të mos ndryshojnë kapitalin për secilën fazë. Elementi tjetër i rëndësishëm është paratë e gatshme. Zakonisht kur investimi kryhet subjekti është i detyruar të paguajë, të sjellë 10% të secilës fazë. Quhen para të gatshme dhe kalojnë në kapitalin e shoqërisë Eagle Hills”,- tha Kokona.

Pas